si ta kuptojme Kuranin1

SI TA KUPTOJMË KUR’ANIN FISNIK

Spread the love

Autor: Mahmud Xhafqe
PJESA E PARË
Ama(i verbëri) Ztr.Osman Kemal thotë:
“Në këtë botë ose do të përparosh shpirtërisht ose do të zhdukesh. Ata që jetojnë sipas supozimeve dhe paragjykimeve të veta nuk përparojnë në këtë botë (sikur një i burgosur që nuk mund të del jashtë burgut)”

Ne e lexojmë/mësojmë Kur’anin Fisnik. Shumë musliman lexojnë Kur’an dhe bëhen hafiz. Mirëpo kur e pasqyrojmë gjendjen e përgjithshme dhe të kuptuarit e tyre nuk hasim në gjendje me të cilën do të ishim të kënaqur, nuk e ndjejmë atë energji dhe ndër lidhshmëri. Pse kjo gjendje është kështu dhe si do të duhej të ishte? Çfarë duhet të jetë Kibla që njeriut t’i shfaqet Kur’ani?
Ta rikujtojmë një ngjarje nga historia:
Na është e njohur ngjarja që ndodhi në kohën kur prijësi i besimtarëve Imam Aliu a.s. luftonte kundër Umejadëve. Duke e parë veten se ishin në prag të humbjes së betejës, Umejadët u kujtuan që në shtizat e tyre të ngulitnin fletë nga Kur’ani dhe kështu u ndalën para ushtarëve të Imam Aliut a.s. shumica e ushtarëve të ushtrisë së Imam Aliut a.s. e ndali sulmin me qëllim që të mos përdhosnin fletët nga Libri i Allahut. Përkundër asaj që Imam Aliu a.s. iu fliste ushtarëve të tij se ato fletë nuk janë aq të rëndësishme në krahasim me të, se ai është Kur’ani që flet, megjithatë nuk ia doli për t’i bindur. Ushtarët mbetën të mbërthyer në fletët e shkruara, pra në aspektin formal.
Çka na sugjeron kjo ngjarje? Njerëzit, kryesisht gjykojnë pamjet e jashtme. Nuk iu intereson e vërteta. Kjo është mendësia e kopesë. Njerëzit e orientojnë veten drejt asaj që mendojnë se është e shenjtë.
(Trembëdhjetë vitet e para të të Dërguarit s.a.a. njihen si periudha e Frymëzimit të Shenjtë, shenjtëria e atëhershme ishte e orientuar në atë drejtim. Qabja u bë kible vetëm atëherë kur u forcua besimi, përkatësisht 18 vjet pas hixhrës, në prag të natës së Bedrit. Kjo periudhë e parë është emërtuar si Periudha e Frymëzimit të Shenjtë, ndërkaq periudha e dytë Periudha e Frymëzimit më të Shenjtë).
Ama(iI verbëri) Zotëria Osman Kemal thotë:
“Në këtë botë ose do të përparosh shpirtërisht ose do të zhdukesh. Ata që jetojnë sipas supozimeve dhe paragjykimeve të veta janë ata që janë të mbyllur për përparim në këtë botë.”
Në fillim thamë se ne mësojmë Kur’an. Muhammed Ikball rrëfen një kujtim nga jeta e tij:
Një natë, deri sa Muhammed Ikball po lexonte Kur’an, ngritet babai i tij dhe e sheh se si i biri i tij në mes të natës duke lexuar Kuran. U gëzua pa masë. Me plotë ndjesinë e respektit i tha të birit: Biri im deri sa moshatarët e tu ngarendin të pakujdesshëm pas pasioneve të veta, ti, ngritësh në mes të natës dhe lexon Kur’an, të uroj për lumturinë e madhe që po ma dhuron. Ndërkaq Ikballi iu përgjigj: Baba, të tjerët mund të jenë të tillë sikur që po i përshkruan, mirëpo, natyrisht unë si një bir i një të dituri sikur ju do të jem i këtillë, ju jeni shkaku për këtë. Mirë biri im, a do t’më përgjigjesh në një pyetje? Natyrisht se po, nëse e di përgjigjen. “Kujt i është zbritur Kur’ani” – e pyeti i ati. Muhammed Ikball i tha: baba, është e vërtet se jam i ri por megjithatë nuk është se jam kaq pa dije. “Po mirë, thuaje kujt i është zbritur?” – e përsëriti pyetjen edhe njëherë. “I është zbritur Zotërisë Muhammed Mustafasë s.a.a. pasi mori këtë përgjigje babi i tha: pse atëherë po e lexon, mbylle librin dhe shko për gjumë. “Po si duhej të përgjigjesha, baba”, pyeti ai, ndërkaq babai i tha: pse po e lexon një libër që nuk të është zbritur ty? Dhe shkoi.
Më vonë Muhammed Ikball kishte deklaruar se babai i tij ishte edhe murshidi ( mësuesi) i tij i parë. Pas kësaj e kuptova se Kur’ani nuk më takon mua, nëse nuk i është zbritur zemrës time. Nëse nuk më është zbritur mua. Ka zbritur vetëm nëse lëshohet në zemrën time. Ajetet e ruajtura në këtë mënyrë gjendjen në Librin e zbritur. Levhi Mahfudh është ADN-ja e tij. Është i shënuar në gjenet e tij. Tevrati, Inxhili, Mus’hafi Sherif janë karaktere të shënuara në gjenet e njeriut. Këto janë ajete të Allahut.

Nëse kësaj teme do t’i shkonim edhe më në thellësitë kuptimore, atëherë fillimisht ta gjejmë përgjigjen në pyetjen se çka është libri që po e zbret/lëshon Allahu. Këtij mandej pasojnë hulumtimet, verifikimet, besimi, mirëpo libri i zbritur është i tërë univerzumi. Në ajet përmendet – Ruh i cili zbret në natën e Kadrit (enzelnahu-sura Kadr). Pra, kemi librin që zbret dhe Ruh i zbritur.
Mirë, ç’kuptim ka kjo? “Ruh” që lëshohet je ti, ndërsa libri i cili zbret është trupi yt. Univerzumi është trupi yt, i tërë universi është trupi yt. (A mund të jetosh nëse të prihet një dorë? Po. Mirë, a mund të jetosh pa diell? Jo. A mund të jetosh pa detyra? Jo. Pra, shihe se trupi yt në të vërtet është po ky universum).
Thonë: shumë diej dhe shumë hëna janë të fshehura në rrjetëzën, shumë yje janë fshehur në tru. I tërë universumi është i kompresuar në ty. Pra, libri i zbritur është universi. Shpirti i lëshuar je ti. Inna enzelnahu fi lejletilkadr. Kjo është nata të cilës duhet t’ia njohësh vlerën. Brenda vetes tënde. E jo nga jashtë duke pranuar rrespekte dhe mirënjohje nga të tjerët kur të thonë: pa shihe sa i ditur që është, çfarë arifi. Jo, kurrsesi jo në këtë mënyrë. Gjithnjë deri sa ta gjesh atë nga bota jote e brendshme i cili do të ta dëshmoj se sa vlen, deri sa nuk zbardhë agimi (matle’il fedžr), deri sa nuk ndriçohesh, deri sa nuk të zbret Ruh-i, me ibadet (hizmet), me sy.

Kur’ani duhet të na zbresë neve. Nëse jo, atëherë do të qëndroj nëpër rafte në formë të fletëve. Për këtë edhe e ka emrin Mushafi Fisnik. Mësoni nga Libri i cili bëhet Kur’an deri sa ty të lëshohet duke e mësuar atë.

Muhammed Ikball thotë:
Më vonë e kuptova se Kur’ani nuk më takon mua gjithnjë deri sa nuk lëshohet/zbret në zemrën time. Nuk më zbret mua. Më është zbritur mua nëse lëshohet në zemrën time. Ajetet e ruajtura në këtë mënyrë e përbëjnë librin. Lhv-i Mahfudh (Pllaka në të cilën është ruajtur njohuria për gjithçka) është ADN e njeriut. Është e shënuar në gjene. Thonë se Tevrati Inxhili, Mushafi Sherif karaktere të cilat janë të regjistruar në gjenet tuaja. Këto janë ajete të Allahut. Janë ato që nuk ndryshojnë.
Ekziston edhe feja të cilën e shpallin vahji. Si ta mësojmë këtë libër? Në fe, në shpallje ka dy rregulla themelore, e ato janë Pranimi dhe Besimi. Nuk do të shfaqet në ty veprimi/efekti i fesë së shpallur gjithnjë deri sa nuk e pranon dhe të mbushesh me iman. Libri do të mbetet i ruajtur (mahfuz) por prej teje.
Cili libër? Në këtë libër gjendjet gjithë ajo që Allahu ka vendosur në këtë brumë nga trupi, emrat e tij dhe vetitë e tij, dhe kjo është begati e Tij dhe jo e jotja (një demontim i vogël t’i shlyen të gjitha), ti ke rënë aty, në pronën e tij. Tani, meqë ty të lëshohet një “ruh”, atëherë në fenë e shpallur të cilën e pranon, për vete mund ta gjesh një rrugë, mënyrë, metodë me të cilën ti e mëson këtë libër.
VAZHDON NË VLERA 25 ………




There are no comments

Add yours