Nënës sime…
Hyrje
Kjo poezi katër strofa nga zemra është shkruar nga një vajzë nga Theranda, e cila mbeti jetime dhe pa dashuri amësore që nga fëmijëria e saj e hershme.
Një pikë loti, sot gjendet në syrin tim
Një mall pa fund, sot gjendet në shpirtin tim
Një vetmi kam thellë në zemrën time
A thua vallë ku je nëna ime?
Të kërkoj, në rrugë pa fund
Të kërkoj, në mes të njerëzve
Të kërkoj, në qiellin kaltërsi
Por unë prapë nuk jam me ty.
Shpirtin po ma mbyt trishtimi
Sa më mungon, dashuria jote
Por tash e kuptova, se ku ke shkuar
Je pranë Krijuesit që jetën na ka dhuruar.
Kudo e ndjej aromën tënde
Kudo kërkoj ngrohtësinë tënde
Nënë, kurrë nuk do të harroj
Ti në zemrën time jeton.
Je sikur një lule, që në pranverë fillon të lulëzojë.
Autore: Kaltrina Shala
(Revista “Vlera”, nr. 11, korrik/gusht 2014, fq. 46)