1.1

Një etapë, një ndryshim

Spread the love

Hyrje

Kjo ese nga zemra është shkruar nga një vajzë nga Theranda, e cila mbeti jetime dhe pa dashuri amësore që nga fëmijëria e saj e hershme.

Kur njeriu më i çmuar i jetës, mori një rrugë pa kthim, filloi ndryshimi më i madh që ndonjëherë ka ndodhur në jetën time. Ishte kohë kur shumë gjëra u kthyen mbrapsht. Isha e re dhe kasha nevojë për një dashuri të një nëne, pra, dashuri prindërore. Kohë të vështira , momente jo të këndshme që kurrë nuk do të harrohen gjithmonë do kujtohen. Etapë e paharrueshme, ndryshim tej mase. Krijimi i një kapitulli tjetër, vështirësitë që më ndiqnin çdo ditë e më shumë, mungesë e çdo gjëje sidomos e gjërave me vlerë, gjërave që kurrë nuk zëvendësohen. Ka momente kur qenia njerëzore kërkon vdekjen, por…!

Ajo nuk vjen kur ne kërkojmë, por vetëm kur nuk e presim na del para syve. Për një vajzë si unë që shumë shpesh mendoj dhe jetoj me mendimin dhe shpresën se do e shoh nënën time por jo sepse kjo është vetëm një pretekst që ka mbetur në kokën time. Dëshira për të pasur afër çdo herë është më e nevojshme. Vështirë pa ty, pa engjëllin tim, pa dritën e syve të mi. Kur do vijë ajo ditë, që do të shohë përsëri do të jem shumë e gëzuar, sepse do jem e sigurt dhe nuk do të frikohem se do të humbas, dhe të jem me ty përgjithmonë deri në përjetësi. Do e ndaj me ty gjithë atë dashuri që e patëm planifikuar të dyja. Do të kem afër, shumë afër, do e heq atë mall që shpirtin po ma kall. Pra do të jetë një ndryshim shumë i madh, një etapë pa masë.

Autore: Kaltrina Shala
(Revista “Vlera”, nr. 11, korrik/gusht 2014, fq. 46)




There are no comments

Add yours