AktualiteteHistoriOpinionePublicitetSociologji

Nëntori muaji i veçante për familjen Jasharaj – Myrvete Ujkani

Dy festa ne muajin nëntor ,për familjen Jasharaj

 “Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send , e ai është shume i dobishëm për ju, dhe mund që ta doni një send e ai është dëm për ju. All-llahu e din fundin e çdo sendi e ju nuk e dini” (Kur’an 2:216)

Për  familjen Jashari muaji  nëntor nuk ishte si një muaj i zakonshëm , ne një ditë dy festa ditëlindja e birit ,vëllait ,bashkëshortit dhe babait Adem dhe dita e Pavarësisë së Shqipërisë , pra dy arsye për tu gëzuar.

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955 nga babai Shaban Jashari dhe nëna Zahide Geci -Jashari. Këtë vit Shaban Jasharit (babait te tij) krahas festës se flamurit qe festonte për çdo vit, iu shtua edhe një feste tjetër- ditëlindja e djalit te cilit ia ën  emrin Adem dhe djepi i tij u mbulua me flamur. Familjes iu shtua edhe një pushkë.

Muaji nëntor është muaj i madh, sepse në këtë muaj nëna Zahide lindi trimin legjendar Adem Jasharin, dhe po në këtë muaj me po të njëjtën date është festa e madhe e Kombit shqiptar- Dita e Flamurit. Adem Jashari erdhi në këtë botë në ditën e Festës së Flamurit, në ditën e Pavarësisë se Shqipërisë, ndoshta lindja e tij në këtë ditë të madhe ishte një paralajmërim nga Allahu që ky trim Kosovës do t’i sjellë lirinë dhe pavarësinë.

Nëna Zahide ishte nga Llausha e Skënderajt, dhe ishte mbesa e trimit të madh Shaban Polluzhës. Nëna që e përkundi Ademin, nëna që fëmijët i rriti me shumë mund dhe sakrificë. Ishte një kohë kur ne Kosovë mbretëronte shtypja e popullit tonë nga okupatori serb, por krahas vuajtjeve dhe krahas tmerreve që i përjetoi kjo nënë nga okupatori serb ajo rriti bijtë e saj në një frymë fetare dhe atdhetare.

Ajo ishte dhe do të jetë e madhe, sepse djersen, vuajtjet, dashurinë, gjakun dhe varrin ia fali tokës shqiptare. Kjo ishte një nënë e devotshme e cila për asnjë çast nuk nguroi që me bijtë e saj t’i dal zot këtij atdheut .

Por a u desh që të vritej nëna Zahide bashkë me bijtë e saj?, si dhe  shumë nëna tjera që ne ta arrijmë lirinë? Sigurisht që liria nuk vjen pa derdhur gjak prandaj kjo nënë me gjakun e saj dhe të bijve të saj i hapi shtigjet drejt lirisë. Krahas edukimit atdhetar që nëna Zahide ua dha fëmijëve, ajo fëmijët i rriti edhe në frymën Islame, ata besonin në Allahun Një, agjëronin Ramazanin dhe falnin namaz.

Adem Jashari ishte shumë i ri, por ai kishte një interesim për armët si dhe për të bëmat e drenicasve. Ai shkoi në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësoi shumë shpejt dhe dallohej nga i gjithë brezi i tij.

Dhe  një ditë prej ditësh armiku trokiti në portën e Jasharajve. Ishte mëngjesi i 30 dhjetorit 1991, ku armiku kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkonte dorëzimin e Adem Jasharit dhe të kësaj familjeje, por baca Adem bashkë me vëllezër e shokë kërkesës së armikut iu përgjigj me breshëri plumbash. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej shpresë për popullin dhe tmerr për armikun. Adem Jashari ishte kudo, në çdo betejë ai ishte i pari, Ai po bëhej legjendë.

Allahu ne Kur’an thotë: “Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send , e ai është shume i dobishëm për ju, dhe mund që ta doni një send e ai është dëm për ju. All-llahu e din fundin e çdo sendi e ju nuk e dini” (Kur’an 2:216)

Më 22 janar 1997, një bandë kriminelësh sulmuan familjen Jashari, me qëllim që të zhduket kjo çerdhe trimash. Por armiku hasi në rezistencë dhe u tërhoq kokulur pa e arritur qëllimin. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasaharajt as edhe të vdekur nuk do të largoheshin nga vendi i tyre sepse për këtë vend nisen luftën. Ata nuk e donin ikjen, sepse vetëm te dobëtit iknin, e lëshonin vendlindjen, ata e donin qëndresën e donin lirinë e Pavarësinë e Kosovës.

Lufta për atdhe është luftë të cilën edhe Allahu e do, andaj ka paralajmëruar edhe shpërblim për dëshmorët. Kuptohet se pa vullnetin e Allahut asgjë nuk ndodh e as çlirimi. Një  th;nje Islame thotë: : “Ta duash atdheun dhe popullin tënd është detyrë mbi detyrat e çdo myslimani”

Në mëngjesin e hershëm të 5 marsit, policia serbe rrethoi Prekazin me një artileri të rëndë dhe si synim i tyre ishte lagjja e Jasharajve. Ky sulm u bë në muajin e Ramazanit, kur familja ishte zgjuar për të ngrënë syfyr, derisa policia dhe ushtria serbe kishin menduar se do t’i gjenin duke fjetur, nuk kishin pritur rezistencën e tyre. Të shtënat e para ishin kur Adem Jashari u kthye nga kulla e vjetër ku kishte marrë abdes për te kulla e re që ta falte namazin e Sabahut. Lufta për eliminimin e Jasharajve ishte e rrepte. Pas një rezistence të gjatë e heroike armiku arriti të djegë e shkatërroj Lagjen e Jasharajve por jo kurrë edhe vendosmërinë për te vazhduar luftën për liri. Adem Jashari deri në vdekje luftoi pa iu trembur syri, luftoi ballë për ballë armikut si luan. Jo, jo  baca Adem nuk ka vdekur, Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë sepse përgjithmonë emri i tij do të mbetet në historinë e popullit shqiptar, përgjithmonë emri i tij do të mbetet thellë në zemrat tona dhe të pasardhësve tanë.

UÇK e humbi prijësin e saj, Kosova e fitoi Komandantin Legjendar. Komandanti legjendar i UÇK-se me veprën, jetën dhe lavdinë e tij i dha përmasa te reja 28 Nëntorit- Festes sonë Kombëtare. Ndërkaq ra heroikisht, më 6 mars 1998 në Prekaz, në vendin ku kishte lindur dhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenjat atdhetare e fetare nga nëna Zahide.

Mbase ai vit do të mbahet mend për shumë breza, do të mbahen mend tortura dhe tmerri që bënin çetnikët serb ,por njëherësh ai vit ishte edhe viti i rezistencës se shqiptarëve nga okupatori serb. Ishte ky vit ku nëna vendosi të flijojë më të shtrenjtit për më të shenjtën, t’i japë bijtë dhe jetën e vet për të fituar lirinë.

Në muajin mars çetnikët serb e vranë Nënën Zahide, nënën e kryetrimit legjendar Adem Jashari, nënën e cila lindi dhe rriti me mjaft mundime trima që u ballafaquan drejtpërdrejtë me armikun, nënën që 20 pasardhës të saj i bëri kurban për këtë popull, nënën që përjetoi tmerre nga më të ndryshmet nga okupatori serb, nënën që e kishte shaminë e bardhë mbi kokë qe është simbol i nënës se devotshme fetare dhe atdhetare .

A mund ta do dikush më tepër Kosovën? A mund ta do dikush më tepër atdheun e vet? A mund të njihen diku sakrifica më të mëdha se të nënës Zahide dhe të bijve të saj? Sigurisht që për shumë breza nuk do të ketë një nënë të tillë e cila i rriti me aq mund bijtë e saj e për çfarë,  që ne ta arrijmë këtë liri, që ne të frymojmë lirshëm, që ne ta shijojmë këtë liri dhe Pavarësi. Ata që mbetën gjallë janë një dëshmi e një legjende e cila përgjithmonë do të kujtohet nga një popull që aq shumë e deshi lirinë.

Dhe sot o nënë e dashur mbesa jote mban me krenari dhe mburrje emrin tënd dhe dashtë Zoti që ata pasardhës që i mbajnë me krenari emrat e juaj të bëhen trima si ju, të dinë ta duan atdheun dhe ta ruajnë atë.

Por populli im i dashur të mendojmë pak se çfarë jemi duke bërë ne për të mirën e atdheut apo mos ndoshta e kemi harruar të kaluarën….? Mos jemi duke shkelur mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për këtë ditë….?

Dymbëdhjetë femra të Jasharëve përkojnë me numrin e shenjët të 12 imamëve të cilët u martirizuan për të ruajtur fenë islame. Emrat e motrave tona që dhanë jetën për atdhe do të jenë pjesë dhe shëmbëlltyrë për femrat myslimane. Allahu i ka shpërblyer me xhenetin më të larta, ato janë gjallë por ne nuk i shohim. Ne shohim ne këtë botë vetëm veprat e tyre të mira dhe të ruajmë  gjithmonë respektin për to duke filluar nga nënë Zahide :

1.      Zahide Geci- Jashari (74 vjeçare), nëna e Ademit

2.      Zarife Jashari (49), gruaja e Rifat Jasharit

3.      Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifat Jasharit

4.      Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifati Jasharit

5.      Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifat Jasharit

6.      Feride Mecini- Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit

7.      Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit

8.      Fatime Hamëz Jashari (19), vajza e Hamëz Jasharit

9.      Afete Hamëz Jashari  (17), vajza e Hamëz Jasharit

10.  Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit

11.  Blerina Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit

12.  Adile Rama -Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta.

Të ngjashme

Back to top button