1.1

Nevoja dhe domosdoshmëria e dialogut mes muslimanëve

Spread the love

Si Islami sunnit po ashtu edhe ai shiit ndajnë trashëgiminë e njëjtë shpirtërore dhe të dyja degët rriten në trollin e Fjalës autentike të All-llahut dhe të Sunnetit të të Dërguarit s.a.v.s., ndërkaq specifitetet e tyre janë vetëm se në rrafshin e gjeniut interpretues.

Moskuptimi mes muslimanëve dhe mungesa e një dialogu të shëndoshë, për fat të keq, edhe sot është shumë i shprehur, gjë e cila po ndjehet edhe te ne. Sigurisht njëra nga çështjet qenësore është aktualizimi me mendje të kthjellët i raporteve të sunnizmit (ehlus-sunne vel-xhemaat) dhe shiizmit, para së gjithash të rrjedhës së tij dominuese i cili emërtohet si shiizmi duodecimal (esh-shiah el-ithna asherijje).

Nuk bën të harrojmë se edhe gjeniut (liderit) shpirtëror shiia i nënshtrohet pjesa më e madhe e popullatës së Iranit, Azerbejxhanit, shumica e popullatës së Irakut, Libanit, një pjesë e konsiderueshme e popullatës së Pakistanit, Afganistanit dhe Jemenit dhe në shumë vende të botës në masë të pjesërishme. Hendeku mes këtyre dy “blloqeve” të muslimanëve (sunnizmit dhe shiizmit) është shumë i shprehur, veçmas në botën arabe.

Është fakt se gjatë historisë, sipas parimit të automatizmit, nga të dyja anët është ndërtuar muri i mosdurimit. Shiitët shpesh prireshin t’i identifikojnë sunnitët me ushtrinë kriminale të Jezidit e cila kishte masakruar nipin e të Dërguarit s.a.v.s., hazret Husejnin k.s., familjen e tij dhe disa nga sahabët e shquar, ndërkaq sunnitët, nga ana tjetër, shpesh i mbyllnin sytë para disa fakteve të caktuara fetare dhe historike.

Autor: Kenan Çemo

(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 10)




There are no comments

Add yours