2.1

Prisni përpara se të humbisni peshë!

Spread the love

Hyrje

Ju ndoshta e ndjeni se keni peshë të tepruar. Por, si duhet ta kuptoni këtë? Është shumë e vështirë ta kuptoni se çfarë forme dhe peshe është e përshtatshme dhe e nevojshme për ju, sepse nuk ka as formë, e as peshë perfekte. P.sh. disa njerëz kanë format trupore ose eshtrat më të mëdha se disa të tjerë, dhe këta njerëz gjithmonë do të duken më të rëndë, se ata që kanë eshtra të holla ose të imta. Është normale që njerëzit e gjykojnë veten, sidoqoftë disa shohin buzëqeshjen dhe sytë e bukur, pra mundohuni të fokusoheni edhe te anët e mira që ju keni, mos u mundoni që përmes filmave ose TV-së të gjeni personin që ju do të dëshironit të ishit ose të bëheshit.

Ç’bëjnë njerëzit?

Njerëzit që veprojnë kështu janë shumë strikt, të pashëndetshëm, dhe gjatë gjithë kohës shumë të dobët. Shumë modele të revistave e të televizioneve, apo edhe të internetit, shkatërrojnë organizmin e tyre vetëm që të duken perfekt para kamerave dhe fotoaparatit, duke mos e kuptuar se po kalojnë në një sëmundje të quajtur anoreksi, e cila pastaj edhe po të kërkosh një trup të shëndetshëm dhe normal, nuk të lejon ta kesh atë, pasi çdo gjë që të hash, organizmi e nxjerr atë me të vjella.

Këta lloj njerëzish, nuk janë ashtu siç duken, për të vërtetuar të kundërtën ju mund të shikoni njerëz që shihni përditë. Çfarë forma trupore kanë anëtarët e familjes tuaj, të afërmit tuaj, shoqëria juaj, fqinjët tuaj, atletët etj.. Duke parë njerëzit e shëndetshëm që ju njihni dhe duke analizuar shëndetin e tyre, mënyrën se si ata i menaxhojnë dietat e tyre ushqimore të përditshme, mund të ju ndihmojë të ndiheni mirë dhe të mos ju vij turp për trupin që keni. Tani a jeni ende të mërzitur për shëndetin dhe peshën tuaj?

Autore: Dardane Kryeziu

(Revista “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 48)




There are no comments

Add yours