5.1

Pse gënjehen fëmijët?

Spread the love

Hyrje

Është shumë i zakonshëm fakti që fëmijët në vazhdimësi gënjehen qoftë nga prindërit, e qoftë nga familjarët. Fjala është kur fëmijës i premtohen gjëra që nuk realizohen. Kjo quhet gënjeshtër. A ju ka rastisur të dëgjoni ndonjë prind që mashtron fëmijën e tij duke i thënë: “Kryeje ushqimin se do dalim në shëtitje”, apo tjetërçka që fëmija e pëlqen? Në rregull, ju po e arrini atë që dëshironi, ndërsa fëmija?

Zhgënjimi i fëmijëve

Gënjeshtra të tilla ndodhin shumë shpesh, ndërsa fëmija zhgënjehet një herë, dy herë, shumë herë, gjersa edhe ai vetë ta marrë shprehinë e gënjimit. Njëkohësisht, ai fëmijë më nuk do të ketë besim te ai që vazhdimisht e gënjen në mënyrë të tillë. Pra, kujdes në këto gjëra. Atë që s’mund ta realizosh më mirë është që të mos ia premtosh fëmijës. Kjo e dëmton shumë fëmijës dhe besimin në ju.

Gjërat tjera negative gjatë edukimit të fëmijëve

Përveç këtyre ka edhe shumë gjëra të tjera negative që bëhen gjatë rritjes së fëmijëve, qoftë nga prindërit e qoftë nga familjarët. Ka raste kur prindërit marrin iniciativën që të bëjnë ndryshime, mirëpo familjarët tallen me ta, duke mos i respektuar të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Këto janë gjëra shumë të ndjeshme, prandaj në qoftë se iu bie të hasni në raste të tilla, provoni që të tregoni mirëkuptim ndaj prindërve që mundohen për të mirën e fëmijëve. Natyrisht, ne të gjithë i duam fëmijët tanë dhe mundohemi për të mirën e tyre, mirëpo përgjegjësia iu takon prindërve, ndërsa të tjerët pritet ta respektojnë vendimin për thyerjen e stereotipeve negative të edukimit.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 35)




There are no comments

Add yours