4.1

Rrahja dhe mallkimi i fëmijëve

Spread the love

Të rrahurit e fëmijës dhe në mes fëmijëve

Kohët e fundit, shumë prindër ankohen së fëmijët e tyre po rrihen shumë mes vete. Pothuajse për çdo pakënaqësi ata rrihen mes vete. Përveç faktit që prindi duhet të jetë sa më i butë kur flet dhe sillet me fëmijën, edhe dy pikat që i përmendëm më lart ndërlidhen këtu. Fëmija do të ishte mirë të jetë sa më larg pamjeve të përleshjeve mes njerëzve, pamjeve brutale të rrahjeve që paraqiten kryesisht nëpër filma, qoftë vizatimorë apo edhe të tjerë që klasifikohen si filma për fëmijë.

Shumë e rëndësishme është që fëmija të mos pyetet: “A po të rreh ndokush?”, “A po të ngacmon ndokush?”, “A nëna të ka rrahur? Tani do e rrahim nënën (bam-bam duke i kthyer dorën nënës së fëmijës)”. Të gjitha këto veprime janë shumë të gabuara. Fëmija nuk mëson mirë nga këto gjëra. Keni kujdes. Do të japim përgjegjësi për edukimin që u bëjmë fëmijëve tanë.

E nëmura – mallkimi i fëmijëve

Fatkeqësisht, ka raste kur fëmija nemet – mallkohet pa vetëdije. Sikur ta dinin prindërit apo të tjerët për domethënien e të nëmurave, padyshim se do të kishin shumë kujdes. Nuk është mallkim vetëm t’i thuash fëmijës: “E thefsh qafën!” etj., mallkim llogaritet edhe ta përmendësh djallin. Ai është i gatshëm të vijë gjithmonë aty ku përmendet, prandaj kujdes prindër; pse ta shoqëroni fëmijën tuaj me djallin!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 35)




There are no comments

Add yours