17351991_1424789650906920_1282788867567604698_n

Shfrytëzoje jetën para vdekjes

Spread the love

Shfrytëzoje jetën para vdekjes

Begatia e jetës është e tërsishme dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa përmendet pas begative të tjera. Në të vërtetë, begatitë e tjera janë të ndërlidhura me begatitë e jetës dhe varen nga ajo. Po mos të kishte jetë, as nuk mund të flitet për begatitë e tjera. Pra, baza dhe rrënja e begative të tjera është jeta në këtë botë, që ua ka falë robërve të Tij. Edhepse njeriu pas vdekjes jeton jetën e botës tjetër, megjithatë ai atje nuk ka mundësi të veprimit, përzgjedhjes dhe vendosjes. Në atë vend njeriu ndjen keqardhje për jetën e kaluar, për rastet e lëshuara dhe për përzgjedhjen e tij të keqe.

E kur ndonjë prej tyre i viziton vdekja, ai deklaron: “Zoti im, Ti më kthe, që të kryej ndonjë vepër të mirë nga ato që kam lëshuar!” Kurrë! Kjo është fjalë të cilën ai e ka deklaruar më parë. Prapa tyre do të ketë pengesë deri Ditën kur do të ringjallen. Surja Muëmin 99-100




There are no comments

Add yours