1.16

SHTËPIA E FATIMESË (poezi)

Spread the love

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin Muhammed dhe mbi familjen e tij të pastër

Na u tha shumë për Qerbelanë
Nga Naim Frashëri, poet i madh
Që ringjalli këtë tragjedi
Me vrojtimet e tij për mrekulli.

Për Qerbelanë nuk kisha dëgjuar
Sepse në shkollat fetare nuk na mësuan
Por neve jeta na mësoi
Me të madhin Naim na përgëzoi.

Është dita e parë e muajit Muharrem
Muaji i parë i vitit Hixhri
E muslimanët me dyshim
E numërojnë si vit i ri.

Viti i ri për të gjithë ne
Simbolizon një faqe të re
Por sa keq dhe sa zbehtësi
Nuk ka atmosferë për këtë vit të ri.

Muharremi një muaj me vlerë
Për Muhammedin Pejgamber
Se mori rrugën e Hixhretit
Themeloi me Kuran shtetin.

Hixhreti i Muhammedit
Ishte mburrje e gjithë Ummetit
Por është disi një çudi
Që muslimanët nuk i japin rëndësi.

Këtë e them pa mërzi
Se e kam vërejtur në shoqëri
Se festës së vitit të ri hixhri
Nuk i kushtohet aq rëndësi.

Krahasova Fitër Bajramin
Me festën e Kurban Bajramit
Kremtim e gëzim në shoqëri
Tryeza të mbushura plot begati

***

Sidoqoftë, ju ftoj në një udhëtim në histori
Që ta zbardhim të vërtetën me plot trashëgimi
Që na lanë të parët, bijtë e Profetit
Që i kushtoi me jetë dashamirëve të Ehli Bejtit.

Gjyshi i Husejnit Muhammed Mustafa
Mori rrugën e Hixhretit nga Meka në Medina
Me një Muharrem, datë e shenjtë në histori
Me një Muharrem, u ngjall shpresa e njerëzisë

U kremtua me të madhe ardhja e Muhamedit Mustafa
TALEAL BEDRU ALEJNA – mirëseardhja iu dha
Iu ofrua strehim e vend për xhami
Lider si Profeti nuk kishte njeri.

U ndërtua Islami me luftëra e me gjak
Muhammedi e Aliu ishin pishtarë të zjarrtë
Këshilla të arta, s’kishte dëgjuar njeri
Këto vinin nga Zoti përmes robit të Tij.

U ndërtua Islami me mburrje e vërtetësi
Kremtuan e gjithë bota që kishin njerëzi
Kremtuan ditëlindjen e fesë së Muhammedit
Vitin e ri, vitin e Hixhretit.

Kaluan shumë vite pa ty o Muhammed
Veprat e tua u manipuluan për interes
Fisi Emevit me shumë djallëzi
Mori pushtetin, bëri mizori.

Kjo mizori ishin rrjedhojë e Sakifasë
Që i shtrembëroi themelet e punës së Mustafasë
U shpikën Halifate për interes të dunjasë
Edhe pse Imamati me Kuran u vulos.

U plotësua Islami në Gadirin e Lashtë
U caktua Aliu Imam i dunjasë.

U shkatërrua shtëpia e shpalljes së Profetit
E dhunuan të drejtën e të gjithë Imamatit
Shpikën Halifate për interesin e dunjasë
Edhe pse ishte thënë testament i Mustafasë.

U shkatërrua shtëpia e Fatimesë
Por u mbrojt Imamati me nder e me shpresë
Se do të vijë një ditë, nipi i Evropës
Shpresa dhe shpëtimi i tërë botës.

Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 128-130.

Huazuar nga sajti personal i autores.




There are no comments

Add yours