4.1

Sjellja e individit kundrejt besimtarëve sipas Imam Xhevadit (a.s.)

Spread the love

Sjellja e një besimtari, sipas Imam Xhevadit (paqja qoftë mbi të), duhet të jetë plotësisht islame dhe me prirje fetare. Por të qenit fetar përbëhet nga dy aspekte:

  • Marrëdhënia ndërmjet individit dhe Zotit, ku njeriu duhet të jetë një rob i sinqertë i Zotit,
  • Marrëdhënia ndërmjet individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Një besimtar i vërtetë, që i ngërthen në vete të dy këto aspekte të besimit, është një shembull i përsosur i bindjes ndaj urdhrave hyjnorë. Sipas kësaj, një njeri nuk mund të jetë një besimtar i mirëfilltë pa i poseduar të dy këto aspekte, ngjashëm si një zog që s’mund të fluturojë me një krah të vetëm. Në të vërtetë, marrëdhënia ndërmjet besimtarit dhe shoqërisë së tij është një marrëdhënie që fillon me lidhjen ndërmjet dy besimtarëve. Kjo është kështu sepse besimtarët përherë e kanë përfaqësuar elitën dhe themelin e shoqërisë njerëzore. Krijimi i marrëdhënieve shoqërore dhe përhapja e sjelljes përplot mirëbesim në mesin e besimtarëve, i falin shoqërisë fuqi dhe lumturi, faktorë që konsiderohen vendimtarë për t’i stimuluar besimtarët që të bashkohen në shërbimin e Zotit të Madhëruar.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 44)