000042902

Të njihemi me suren Ja-Sin

Spread the love

Të njihemi me suren Ja-Sin

Të dhënat e sures

Surja Ja-Sin ka zbritur në Meke, ka 83 ajete, 729 fjalë dhe 3000 shkronja.

Emërtimi

Është një prej fjalëve të veçuara dhe një prej emrave të të Dërguarit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).

Arsyeja e emërimit

Është ajeti i parë i kësaj sureje ku kuvendohet me profetin Muhamed (pqmtf) dhe fillon me “Ja-Sin”, që është edhe fjalë e veçuar por edhe epitet i të Dërguarit të Zotit (pqmtf).

Emrat e tjerë

Zemra e Kuranit, Rejhanetul-Kuran, Dafia (larguese e të këqijave dhe e veprave të shëmtuara në jetën e njeriut), Muamame (të gjithë të mirat e kësaj jete dhe të jetës së amshuar janë të tubuara në këtë sure).

Përmbajtja e sures

· Misioni i Profetit të Islamit (pqmtf), Kurani i Madhërishëm dhe qëllimi i zbritjes së këtij libri të shenjtë (deri në ajetin e 11-të).

· Misioni i tre profetëve, ngarkuar nga Zoti dhe mënyra e ftesës së tyre për të besuar në një Zot, lufta e vazhdueshme dhe e palodhur e tyre kundër politeizmit, që është dhe një lloj kurajoje për Profetin e Islamit, Hazret Muhamedin (pqmtf) (deri në ajetin 32).

· (Nga ajeti 33 deri në ajetin 44) Shenjat e madhështisë së Zotit në univers, si: mbirja e bimëve në tokën e vdekur, blerimi i kopshteve me pemë frutore, krijimi i qenieve çift, nata, dita dhe dielli, lundrimi i anijeve në dete dhe oqeane etj.

· Jeta e Përtejme dhe shkaqet e ndryshme të saj, si do të ndodhë dita e Kijametit, gjykimi, dita e Kijametit, Xheneti dhe Xhehenemi.

· Çështje tronditëse për zgjimin dhe vigjilencën e neglizhuesve dhe atyre që nuk janë të informuar mbi të ardhmen.

· Aspekte të ndryshme të krijimit, vdekjes, jetës dhe Kijametit.

· Fati i keqbërësve dhe besimtarëve.

Renditja e sures

Sipas renditjes së tubimit, është surja e 36-të; sipas zbritjes, është surja e 40-të e zbritur pas sures el-Xhin dhe para sures el-Furkan.

Fillimi dhe fundi

1. “Ja-Sin. Pasha Kuranin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë!” 83. “I lartë është Ai, e në dorën e tij Cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai kthehemi”.

Mirësia e sures

Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: “Ai që e lexon (a e këndon) suren Ja-Sin para perëndimit të diellit, do të jetë i mbrojtur dhe fatlum gjatë gjithë ditës dhe atij që e lexon (a e këndon) çdo natë para se të flejë gjumë, i dërgohen 1000 melekë që ta ruajnë atë nga çdo djall dhe e ligë”.