Hysejn simbol drejtësie

HYSEJN SIMBOL DREJTËSIE! (poezi)

Spread the love

Lot prej syve po me rrjedhin,
kur kujtoj ç’bënë jezidia,
gjakun e Hysejnit derdhin,
i shkatërroftë vet Perëndia!

Shih sa poshtë shkojka mizori,
kufi s’paska për të zi,
pa mëshirë vrasin Shenjtorin,,
vrasin birin e shahut Ali.

Pa m’shirë vrasin Ehli Bejtin,
nuk kursejnë jo as fëmijë,
të pashpirtë e pa pikë nderi,
bëjnë kasaphanë, llahtari.

Vrasin fëmijtë e Zehrasë,
Zonjës së Madhe të Xhenetit,
u djegin zemrat gjithë evlijasë,
vrasin nipin e Muhamedit.

Ah Hysejn nur i pasosur!
dritë e syve të Pejgamberit,
me trupin tënd të gjakosur,
fushën mbushë aromë amberi.

Mbete shembull për njerëzimin,
n’atë shkretirë të Qerbelasë,
për drejtësi shfaqe guximin,
mbrojte dinin e Mustafasë.

Ti je dritë që kurrë nuk shuhet,
nëpër breza ndriçon prore,
vepra jote për jetë shquhet,
simbol i drejtësisë njerëzore.

Autor: Ali Sylaj