Sherbela e egër dhe dobitë e saj në kurimin e shumë sëmundjeve
Sherbela e egër ka shumë dobi dhe ajo kuron shumë sëmundje. Disa nga vetitë shëruese të sherbelës së egër janë:
- Mbron shtëpitë tuaja prej energjisë negative. Përdorimi: merrni një shportë dhe mbusheni me sherbelë. Vendoseni në dhomën tuaj. Sherbela do të jetë mbrojtësja juaj gjatë gjithë natës dhe gjatë ditës. Rekomandohet të ndërrohet shporta çdo muaj me sherbelë të re e të thatë, ndërsa e vjetra tashmë e përdorur për një muaj për këtë qëllim duhet të hidhet.
- Aroma-terapi. Aroma e sherbelës përmirëson gjendjen tuaj emocionale, përmirëson gjendjen tuaj psikologjike dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Sherbela e mbush shtëpinë, zyrën apo dyqanin tuaj me aromë të mirë.
- Pastron ajrin dhe mushkëritë tuaja. Vini re, është mirë që shporta e sherbelës të kombinohet edhe me gjethe dafine, gjethe ulliri, trumzë, rozmarinë si dhe kripë det.
- Banjë me ujë të ngrohtë dhe sherbelë. Nëse doni të mbroni veten tuaj, pra trupin tuaj, dhe të dukeni 20 vjet më të rinj, atëherë bëni një vaskë të ngrohtë me të njëjtën përbërje, rreth 1 kg, ku 50% duhet të jetë sherbelë, ndërsa përbërësit e tjerë të sipërpërmendur, pjesa tjetër.
- Ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor. Freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta.
- Diabeti. Redukton nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.
- Qetësues dhe kurues i bajameve dhe fytit të inflamuar. Çaji i sherbeles me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një zgjidhje shumë e mirë për gargara për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura.
- Alzheimeri. Përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
- Pastron gjakun. Pastron trurin e njeriut nga metalet e rënda, si: merkuri etj.
- Sekrecioni. Pastron dhe nxjerr sekrecionet nga organizmi.
- Aroma e gojës. Kuron erën e pakëndshme të gojës, kuron kariesin dhe qelbëzimin e mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherbela.
- Stomaku. Sherbela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër, ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut. Përdorimi: merrni gjethet e sherbelës dhe grini imët në blender (mikser), dhe vendosni në një vazo qelqi, dhe më pas përdoren në masën e përftuar çdo ditë duke konsumuar dy lugë gjelle gjatë gjithë ditës, duke e përzier në gjellë, apo në ushqime të tjera, dhe efekti është i jashtëzakonshëm.