Gjethet e ullirit

Çaji i gjetheve të ullirit, si përgatitet dhe çka ndihmon?

Spread the love

ÇAJI I GJETHEVE TË ULLIRIT

Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve. Një sërë studimesh shkencore kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar. Në lashtësi është përdorur për trajtimin e hipertensionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale. Gjethet e ullirit janë përdorur në vitet 1800, kryesisht për të ulur temperaturën.

Kura për Hipertensionin – Si ta përgatisni?

  • Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri (të thata ose të njoma), të cilat hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 ml.
  • Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine.
  • Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll, dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.

Vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit

Disa nga vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut janë:

  • Ul tensionin e gjakut. Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.
  • Përmirëson shëndetin e zemrës. Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.
  • Diabeti. Ky çaj është antidiabetik i fuqishëm kundër diabetit. Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.
  • Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme. Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substanca të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme.
  • Përmirëson funksionet e trurit. Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.
  • Ndihmon kundër Artritit dhe kundër Reumatizmit. Artriti është një sëmundje inflamatore. Gjethet e ullirit luftojnë inflamacionin dhe si rrjedhojë shërbejnë si një kurë natyrale kundër artritit. Për më tepër, këto gjethe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve që shkakton kjo sëmundje.
  • Shkatërron bakteret dhe mykun. Gjethet e ullirit kanë aftësinë të luftojnë infeksionet, si: candida, meningjitin, pneunominë, lodhjen kronike, hepatitin B, malarien, gonorenë dhe tuberkulozin. Për më tepër, këto gjethe përbëjnë një kurë natyrale kundër infeksioneve të veshit, dhëmbëve dhe traktit urinar.