5.1

Zbutja e rrobave

Spread the love

Para larjes, këshillohet që rrobat të zbuten, gjithashtu:

  • Zbutja e rrobave (të lënit në ujë) është një mënyrë më efikase për rrobat që janë më shumë të përlyera.
  • Rrobat zbutni në ujë të vakët ose të ftohtë, sepse uji i nxehtë papastërtinë e mbanë në pëlhurë.
  • Rrobat zbutni në enë më të madhe, sepse sa më lirë të jenë aq më mirë e lëshojnë papastërtinë.
  • Para se t’i zhytni rrobat në ujë, detergjenti duhet të jetë krejtësisht i shkrirë, për arsye që të mos ketë efektin e pjesërishëm.
  • Bëhuni të durueshme, se zbutja me kohë më të gjatë do të ketë efekt më të madh, sesa larja e fuqishme. Mjafton t’i lini rrobat të zbuten gjatë tërë natës.
  • Mos i zbutni rrobat prej lëkurës, mëndafshit apo pëlhurat që lëshojnë ngjyrë, si dhe ato materiale që nuk hekurosen.
  • Mos i zbutni bashkë rrobat e bardha dhe ato me ngjyra.
  • Mos i zbutni rrobat që kanë pjesë metali, p.sh. pullat, sepse mund të ndryshken brenda një nate dhe të ju prishen rrobat.

(Përktheu dhe përshtati: H. Ikballe Berisha – Huduti, marrë nga revista “Kuća Stil”, revista “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 48)




There are no comments

Add yours