
Pse zonja Fatime Zahra dhe zonja Zejneb (paqja qoftë mbi to) zgjodhën të argumentojnë me Librin e Zotit në momentet e tyre vendimtare, dhe pse nuk i dëgjuam të thonë “Babai im tha” apo “Gjyshërit im than” — edhe pse autoriteti i babait dhe gjyshit të tyre në profetësi dhe imamet është i padiskutueshëm?
Së pari: Sepse Kurani është dëshmia universale që nuk mund të refuzohet.
Kur zonja Fatime (paqja qoftë mbi të) sfidoi njerëzit duke përdorur ajete nga Kurani, dhe po ashtu edhe zonja Zejneb (paqja qoftë mbi të) në Kerbala dhe pas saj, kjo ndodhi sepse Kurani i Shenjtë është autoriteti më i lartë që pranohet si nga kundërshtarët ashtu edhe nga aleatët.
Ai është referenca e tyre kryesore, të cilën nuk mund ta mohojnë apo ta diskreditojnë. Po të kishin thënë “Babai im tha” ose “Gjysherit im tha”, kjo do të ishte hedhur poshtë si një deklaratë e Ehli Bejtit në interes të vet. Njerëzit do të thonin: “Ne nuk e pranojmë”, ose “Ju e interpretoni siç doni.”
Prandaj, përdorimi i Kuranit ua mbyllte të gjitha dyert mohimit dhe shmangies.
Së dyti: Sepse Profeti (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe imamët nga Ehli Bejt janë të pandashëm nga Kurani. Zonjat Fatime dhe Zejneb donin të bëjnë të qartë se çështja e imamati dhe udhëheqjes së drejtë nuk ishte një mendim personal apo një apel emocional i bazuar në lidhje familjare.
Përkundrazi, ajo ishte e bazuar në tekst të qartë kuranor. Ato iu referuan Kuranit për ta bërë argumentin objektiv dhe jo subjektiv. Ato nuk po kërkonin nder për shkak të fisit apo prejardhjes, por në emër të Zotit dhe Librit të Tij — me të cilin vetë njerëzit kishin ngritur provë kundër vetes.
Së treti: Citimi i Kuranit nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të hipokritëve. Strategjikisht, kur Fatimja apo Zejnebi përdornin Kuranin në argumentet e tyre, ato zbulonin kontradiktën e hapur mes sloganeve të atyre në pushtet dhe sjelljes së tyre reale.
Këta njerëz pretendonin se ndjekin Islamin dhe Kuranin, kështu që kur vepronin kundër ajeteve të qarta të Librit, zbulohej realiteti i tyre. Kjo ishte shumë më e fuqishme dhe shkatërruese sesa çdo argument emocional apo familjar.
Së katërti: Nëse do të mbështeteshin vetëm në lidhjet familjare, do të akuzoheshin për paragjykim emocional. Nëse Fatimja do të thoshte “Babai im tha” ose Zejnebi “Gjysherit im tha”, njerëzit do ta hidhnin poshtë si çështje personale apo familjare, ose si interpretim i njëanshëm.
Por duke iu drejtuar Kuranit, ato e ngritën çështjen përtej shtëpisë së Profetit — ajo u bë çështje drejtësie, Islami dhe e së vërtetës.
Së pesti: Kurani është ai që vërteton të drejtën e tyre, dhe ato janë versioni i gjallë i tij. Në hutben e saj, zonja Fatime (paqja qoftë mbi të) citoi ajete të Kuranit për Fadakun, trashëgiminë dhe besën, sepse donte t’i vinte njerëzit përballë pasqyrës së shpalljes.
Po ashtu, zonja Zejneb (paqja qoftë mbi të) i tha Jezidit: “Mos mendove, o Jezid, se kur e more nën kontroll tokën dhe horizontet dhe na udhëhoqe si robër, se kjo ishte drejtësi, o bir i të shfrenuarëve…?”
Pastaj ia kujtoi Kuranin dhe ligjet hyjnore të Zotit. Prandaj, Kurani është prova absolute që askush nuk mund ta refuzojë. E vërteta që ato bartnin nuk ishte një çështje personale apo familjare — ajo ishte një mision hyjnor.
Përdorimi i Kuranit nga ana e tyre zbulonte të pavërtetën, mbyllte gojët e kundërshtarëve dhe e bënte të vërtetën të ndriçonte si dielli.
Autor: Rawafid Al-Yasiri



