Uncategorized

TRIMËRESHA

Fjalët e tua zunë vend
Në zemrat tona të pikëlluara
Tani shpirti ynë i dobët
Thur mjerim për ditët e shkuara

Iu bashkua vëlla Husejnit
Në gëzim e hidhërim
I përballoi të ligat e jetës
Për hir të Islamit dhe të Vërtetës

Ju mizorë të pashpirt
Ju shpirtligë e jezidë
Menduat se bëtë trimëri
Mbytët bijtë e Muhammedit

Shembulli i zjarrtë në histori
Është Zejnebja, bija e Aliut
Trimëresha e Qerbelasë
Mbesa e dashur e Muhammed Mustafasë

IBH

Të ngjashme

Back to top button