five-habits-of-successfull-people-1

5 zakone habitëse të njerëzve të suksesshëm

Spread the love

Sigurisht që edhe njerëzit më të sukseshëm në botë kanë pasur rënie dhe ngritje n jetën e tyre si dhe kanë mësuar nga gabimet që kanë bërë. Dhe, kjo është ndër elementet më të rëndësishme, sepse askush nuk është bërë i suksesshëm brenda natës.

Unik Portal ju sjellë pesë zakone që do t’ju habisin dhe që njerëzit e sukseshëm i praktikojnë gjithmonë.

Hani mëngjes
Shumë studime që kanë gjetur se të mëngjësi rritë kapacitetet e të mësuarit, duke filluar që nga fëmijëria. Tu zgjuarit disa minuta më herët se zakonisht dhe konsumimi i një mëngjesi të lehtë ju siguron energji për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Merrni mësim nga secili
Shpesh e dëgjojmë shprehjen, “askush nuk i di të gjitha “. Nëse ju i afroheni jetës si një student i gatshëm për të mësuar, ju gjithmonë do të jeni në gjendje të fitoni aftësi dhe njohuri të dobishme.

Krijo marrëdhënie të qëndrueshme të biznesit
Rrjetëzimi është gjëja më e diskutuar në shekullin 21, por tani gjithçka është bërë më e lehtë dhe gjithçka kryhet përmes një ekrani kompjuterik dhe telefonave të mençur. Shkëmbimi i njohurive tashmë ka pushtuar jo vetëm fushën e biznesit. Sa më i madh të jetë rrjeti juaj, aq më i suksesshëm mund të jesh në gjetjen e përgjigjeve, duke krijuar partneritete biznesi apo edhe duke ndryshuar vendet e punës dhe duke lëvizur në botë.

Të jesh udhëheqës, jo bosi
Ju ndoshta keni pasur një punë në të kaluarën tuaj, ku shefi thjesht ka lëshuar “detyra me email” dhe ju është dashur ti përfundoni. Më e keqja është kur ju nuk keni marrë sqarime se si të kryeni këto punë. Në librin e tij, “21 Ligjet e Pakundërshtueshme të Lidershipit”, John C. Maxwell thotë se një udhëheqës me të vërtetë i suksesshëm është pjesë aktive në projektet e tij dhe në të vërtetë përpiqet të shtojë vlerën duke u shërbyer pasuesve të tij. Udhëheqësit efektiv shkojnë përtej vetëm dhënies së porosive, ata gjithashtu tregojnë se në të vërtetë kujdesen për njerëzit me të cilët punojnë.

Mendoni në mënyrë kritike
Jo çdo zgjidhje për çdo problem është i thjeshtë. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni në gjendje të vlerësoni çdo situatë dhe të përcaktoni rrjedhën më të mirë të veprimit, pavarësisht sa komplekse është. Në librin e tij të shkëlqyer, “Fuqia e zakonit: Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe në biznes”, Charles Duhigg bën të qartë se ne duhet të identifikojmë zakonet e mira dhe të vrapojmë pas tyre.

Në anën tjetër, duhet të përpiqemi të eliminojmë zakonet tona të këqija. Ju gjithmonë duhet të mbani mend se kultivimi i zakoneve të mira dhe eliminimi i të këqijave nuk është një propozim i “rrokullisjes së dritës”. Që të dy marrin kohë. Nëse jeni të durueshëm, gjithsesi do të keni sukses