1.1

Dashuria dhe shpresa

Spread the love

Dy gjëra pa të cilat jeta njerëzore nuk mund të ketë kuptim dhe s’mund të ketë motiv për të ecur përpara drejt veprave të mira, ato dy gjëra ku Islami na thërret shpesh në to janë dashuria dhe shpresa. Dashuria dhe shpresa janë kur njeriu ka shpresë dhe dashuri që Allahu, Zoti i gjithësisë do e falë dhe do i japë shumë të mira. Sigurisht se neve Allahu na dha shumë të mira dhe garantoi se do na falë shumë: “Zoti yt është që fal shumë dhe mëshiron shumë, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua shpejtonte atyre dënimin”. (Surja el-Kehf, ajeti 58)

Prej mirësive dhe dashurisë që Zoti jonë ka për neve është se kur ne bëjmë një të mirë na shumëzohet dhjetë e më shumë e jo vetëm një masë, pra proporcioni i saj është shumë më i madh, nga dhjetë e më lartë, varësisht nga sinqeriteti dhe qëllimi ynë i pastër. Në lidhje me këtë Kurani Famëlartë na njofton: “Kush më vjen me një të mirë, Unë ia shumëfishoj me dhjetë të tilla”. (Surja el-En‘am, ajeti 160)

Dashuria jonë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij duhet të spikatë dhe të vërehet edhe në veprimet tona. Kjo dashuri do të na japë inspirim për punët tona në jetën e përditshme që ne të jemi aktivë kudo që jemi, në punë të hallallit apo në rrugën e dijes. Në një ajet kuranor tregohet dashuria që duhet të kemi ne ndaj Allahut gjithmonë nëse ndjekim mësimet kuranore dhe ato çka Muhamedi s.a.v.s. na mësoi me butësi sepse ai nuk fliste kurrë nga veta e tij: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë eja pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali ‘Imran, ajeti 31)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 41)




There are no comments

Add yours