3.1

Egoizmi, pengesa kryesore në zgjidhjen e mosmarrëveshjes

Spread the love

Hyrje

Pengesa më e madhe në zgjidhjen e problemeve familjare është egoizmi. Për fat të keq, shumë njerëz e posedojnë këtë ves. Njerëzit e atillë nuk janë në veçanti inteligjentë, sepse ata i pranojnë vetëm shkathtësitë e veta ndërsa të huajat nuk i pranojnë, madje nuk i pranojnë gabimet e veta. Veçanërisht është dështim, nëse ky ves i sëmurë plotësohet me ndonjë shprehi tjetër, të kritikohen gabimet e të tjerëve. Ndonjëherë edhe bashkëshorti edhe bashkëshortja vuajnë nga kjo e fundit, ku mund të qortohen ditë e natë. Ata kritikojnë njëri-tjetrin, ndërsa gabimet e veta i harrojnë.

Ndonjëherë nëse vetëm njëra palë e ka këtë ves, ajo do ta kritikojë palën tjetër dhe në këtë mënyrë çlirohet nga të gjitha kritikat. Nëse edhe burri edhe gruaja vuajnë nga kjo sëmundje, shumë vështirë është t’i pajtosh, sepse nuk do të jenë të gatshëm të pranojnë këshillën e dikujt. Kur cilido prej tyre dëgjon radion ose shikon ndonjë program në televizion që ka të bëjë me çështje familjare, do t’i hetojë disa vese të caktuara që i posedon partneri i tij e do ta potencojë atë. Por cilido gabim i përmendur, i cili ka të bëjë me ata do t’i ndihmojë vëmendjes së tyre. Ata do të blejnë ndonjë libër mbi moralin familjar dhe do t’ia japin partnerit të vet ta lexojë, duke mos ndjerë aspak nevojë që edhe ata duhet patjetër ta lexojnë.

Egoizmi – vesi më i keq

Egoizmi aq shumë mund të rritet saqë personi te i cili gjendet, bile mund të bëhet plotësisht i pavetëdijshëm. Në një situatë të këtillë, marrëdhëniet në mes bashkëshortëve acarohen dhe bëhet e pamundshme të vazhdohen më tej. Mu për këtë, jeta do të vazhdojë me zënka, hidhërime e pakënaqësi ose do të arrijë puna gjer te shkurorëzimi. Prandaj, të gjithë partnerëve u sugjerohet të përmbahen nga egoizmi. Një çift bashkëshortor që është i rrezikuar nga kjo gjendje duhet patjetër të gjejë kohë e të ulet bashkë dhe si një gjykatës i ndershëm të bisedojë për problemet e veta. Ata duhet patjetër, pa paragjykime, ta dëgjojnë njëri-tjetrin.

Është e nevojshme t’i shohin lëshimet e veta me qëllim përmirësimi, duke mos lënë pas dore as gjënë më të vogël. Pastaj, që të dy duhet të vendosin të përmirësohen, por vetëm nëse ndjejnë nevojë për një mirëkuptim të thellë dhe nëse të dy dëshirojnë të shijojnë dashurinë dhe qetësinë që dikur ekzistonte në mesin e tyre. Por, nëse nuk është e mundur të arrihet pajtim, ata duhet që problemet e veta t’ia besojnë një personi me përvojë, besnik, i vetëdijshëm, i besueshëm dhe qëllimmirë. Nëse ai person është një mik ose i afërm, kjo mund të jetë një përparësi për ta, sepse atij mund t’ia shprehin të gjitha dhe të presin vendimin. Ata do të duhej ta dëgjojnë dhe ta pranojnë këshillën e ofruar me qëllim të vënies së saj në praktikë.

Natyrisht se nuk është lehtë t’i qëndrosh besnik sugjerimit të gjykatësit, por personi i cili është i shqetësuar për familjen e tij, stabilitetin, qetësinë dhe mirëqenien e saj, duhet të bëjë durim e pastaj të kënaqet në rezultatet e dobishme. Prindërit e këtyre bashkëshortëve, nëse janë të vetëdijshëm për problemet e fëmijëve të tyre, duhet t’i këshillojnë që të kërkojnë ndonjë këshilltar besnik e qëllimmirë. Nuk bën prindërit të mbajnë anën e burrit apo të gruas. Në këtë mënyrë me ndihmën e Allahut të Madhëruar do t’i zgjidhin problemet e veta.

Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë: “Nëse frikësoheni se mund të lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Nëse ata dy duan pajtimin, Allahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është i Gjithëdijshëm dhe për gjithçka i informuar”. (Surja en-Nisa, ajeti 35)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 37)




There is 1 comment

Add yours
  1. ecommerce

    You’re actually a just right webmaster. The website loading velocity is amazing.
    It kind of feels that you are doing any distinctive trick.
    Also, the contents are masterpiece. you’ve done a fantastic activity in this subject!

    Similar here: najtańszy sklep and also here: E-commerce


Post a new comment