7

GRERËZA NË KOSHERE

Spread the love
(Poezi për fëmijë)
                   …
Maskë mbi maskë maskuar,
tok me bletën hyri n’koshere,
donte mjaltë për të shikuar,
pa punuar as kësaj vere!
                    …
Hëngri mjaltë me babëzi,
e hetuan bletët rojtare,
O, sa shpjet u dha kushtrimi!
Mbyllën dyer, mbyllën dritare.
                    …
Qindra thimtha e shituan,
grerëza qante me dënesë,
hiç pa gjyq, rëndë e dënuan
për shpëtim s’i mbeti shpresë.
                   …
(Nebih Bunjaku, “Kopshti i shpirtit“, botimet “MUZA“, Prishtinë 2015, fq. 80-81.)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment