4

Qëndrimi i dobishëm bashkë me fëmijën

Spread the love

Tre elementët e mëposhtëm njihen si rregullat bazë të edukimit të fëmijëve:

  • Dituria
  • Dashuria
  • Kalimi i kohës me të

Nga këto të tre, dituria ka të bëjë me anën teorike të çështjes. Baza e diturisë është interesimi për fëmijën. Nëse nuk ka interesim, nuk ka as dituri. Gjithashtu edhe dituria nuk mjafton nëse je vetëm. Disa njerëz nuk ndajnë dhe nuk pranifikojnë një kohë për të qenë vetëm me fëmijët. Disa të tjerë e bëjnë, por nuk dinë si t’iu afrohen ose nuk iu afrohen atyre me dashuri. Në këtë mënyrë, prindërit nuk janë një shembull i mirë për edukimin e fëmijës.

Meqenëse bebet nuk mund të flasin, ato i shfaqin nevojat e tyre duke qarë. Shumica e nënave mendojnë se nëse fëmija qan, ai ka uri ose ka bërë nevojën. Pa dyshim ka edhe faktorë të tjerë që e bëjnë fëmijën të qajë. Vetmia e fëmijës dhe mosinteresimi i prindërve për ta, janë disa nga këto faktorë. Fëmija është lënë vetëm ose që për të nuk interesohet njeri, ai qan duke menduar: “Unë jam një njeri i parëndësishëm, dhe askush nuk më do mua në këtë shtëpi”.

Te çdo fëmijë është një “hapësirë” ndjenjash që pret të mbushet me dashuri. Pra, është dashuria e prindërve ajo që e mbush këtë hapësirë. Për ta shpëtuar fëmijën nga vetmia nuk mjafton vetëm të jesh në të njëjtin vend bashkë me të, por nevojitet një qëndrim i dobishëm ndaj tij. Për shembull, të shohësh televizor për orë të tëra bashku me të, nuk do të thotë se ke kaluar një kohë të dobishme me të. Duhet t’i flasësh dhe ta dëgjosh atë.

Kush qëndron bashkë me fëmijën, por që vetë lexon gazetën ose sheh televizor, nuk ka bërë asgjë në dobi të fëmijës. Fëmija nuk është i kënaqur nga një qëndim i tillë. Në tregimin e mëposhtëm janë dhënë disa synime kryesore në lidhje me qëndrimin e dobishëm bashkë me fëmijën.

Zotëri Ali është një nëpunës me të ardhura mesatare. Pothuajse çdo ditë ai kthehet i lodhur nga puna. Fëmija i vetëm i shtëpisë, Fatimja, gëzohet kur babai i saj kthehet në shtëpi, por i ati nuk tregon interesimin e nevojshëm për të. Ai ose lexon gazetën ose sheh televizor.

Një ditë, Elifi i afrohet babait të saj dhe e pyet se sa para fitonte ai në një orë. “Afërsisht 10 euro”, iu përgjigj ai, duke mos u menduar gjatë se ku donte të dilte e bija me këtë pyetje. Fatimja i kërkoi babait të saj që ai t’i jepte 20 euro. Mbasi i merr paratë, ajo nxjerr nga xhepi i saj edhe 30 euro të tjera dhe pasi ia jep të atit i thotë: “Babai im i dashur! A mund të veçosh një orë nga dita për të qëndruar bashkë me mua?”

(Doç. dr. Şadi Eren, “Fëmija dhe familja (Çështjet kryesore në edukimin e fëmijës)“, përktheu: Jonida Ilhan, boton: “Alsar“, Tiranë 2014, fq. 92-93)