Hadithi i Mbulesës (Hadith al-Kisa): Një pasqyrim mbi ngjarjen dhe ndikimin e saj 

Spread the love

Hadithi i Mbulesës (Hadith al-Kisa): Një pasqyrim mbi ngjarjen dhe ndikimin e saj

 

Hadithi i Mbulesës,  është një transmetim i njohur dhe i rëndësishëm në traditën islame, veçanërisht në kontekstin e “ Ajetit të Pastrimit”  (Ayat al-Tathir), i cili ndodhet në suren Ahzab (33:33)**. Ajeti thotë:

“Allahu dëshiron vetëm që t’ju pastrojë plotësisht, o njerëz të Shtëpisë (Ehli Bejt), dhe t’ju pastrojë krejtësisht.”

Ngjarja përshkruan një moment domethënës kur “Profeti Muhamed (s.a.a.)” mblodhi nën mantelin e tij të shenjtë “. Fatimen (a.s.), Aliun (a.s.), Hasanin (a.s.) dhe Husejnin (a.s.)”, duke i konsideruar si pjesë të pandarë të Ehli Bejtit. Me këtë akt simbolik, Profeti (s.a.a.) konfirmoi pozitën dhe pastërtinë shpirtërore të tyre.

 

Hadithi në burimet islame 

Transmetimi nga burimet sunite:

  1. Sahih Muslim përmend:

“Këta janë Ehli Bejti im. O Allah, largoji ndyrësitë prej tyre dhe pastroji plotësisht.”

– Referencë: Sahih Muslim, Libri i Virtyteve të Sahabëve, nr. 2424,

 

  1. Musnad Ahmad ibn Hanbal dhe Sunan al-Tirmidhi transmetojnë fjalët e Ajshes , e cila përshkruan skenën kur Profeti (s.a.a.) doli me një mantel të zi dhe mblodhi familjen e tij nën të, duke cituar Ajetin e Pastrimit.

– Referencë: Musnad Ahmad ibn Hanbal, vol. 6, f. 292; Sunan al-Tirmidhi, nr. 3787.

 

Profeti dhe Hz. Fatimja (a.s.): Mësimet dhe ngjarjet që pasuan 

Pozita e Hz. Fatimes (a.s.) sipas Profetit (s.a.a.)

– Profeti (s.a.a.) ka thënë:  “Fatimja është e para që do të hyjë në Xhenet.”

– Ajshja përmend:  “Pas Profetit, nuk pashë askënd që fliste më drejtë se Fatimja.”

Profeti s.a.a na ka thënë: “  Allahu më krijoi mua, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin nga një dritë.

Pas kthimit nga ky udhëtim, shihej një ndryshim në shëndetin e Muhammedit (s.a.u).

Hz. Fatimja, pas Haxhxhit të Lamtumirës (Vedas), një natë sheh një ëndërr:

“Mbante në duar Kur’anin dhe lexonte, por papritmas libri i bie prej dorës dhe humb.” 

Zgjohet e trembur nga gjumi dhe ia tregon ëndrrën babait të saj. Profeti i thotë:

“O drita e syve të mi, ai Kur’an që pe në ëndrrën tënde isha unë. Koha kur unë do të humbem nga sytë e tu është shumë afër.” 

Sëmundja e paqartë, doli nga doli, ishte e sigurt që kishte prekur trupin e tij të bekuar.

Gjendja e Profetit (s.a.u) përkeqësohej çdo ditë. Profeti i sëmurë tha: “Bashkohuni me ushtrinë e Usames!”  Çdo njëri prej tyre kërkonte ndjesë dhe arsye për të mos u bashkuar, por Profeti s.a.a. ishte i informuar për qëllimet e tyre dhe dinte se ata kishin mbetur në Medine për të shtënë në dorë halifatin.

 

Më sillni një copë letër

Për të marrë masa kundër tyre, Profeti urdhëroi:v “Më sillni një copë letër dhe ngjyrë shkrimi, që t’ju lë testamentin tim.” Disa prej të pranishmëve deshën të dëgjojnë këtë urdhër, por Omeri i pengoi duke thënë: “Ky njeri po fletë jerm, sëmundja e ka mundur. Libri i Allahut është i mjaftueshëm për ne.”

*(Sahihul Buhari, Libri i parë, fq. 138, në gjuhën boshnjake)*

Hz. Fatimja ishte dëshmitare e këtyre ngjarjeve dhe brengat e saj nisën të shtoheshin:

“Prej tani po shihen qartë mosmarrëveshjet dhe dyfytyrësia. Punët e babait tim vinin nga burimi i shpalljes, dhe ai nuk dëshironte tjetër përveç të mirës dhe përmirësimit të njerëzve. Pse nuk e dëgjuan urdhrin e babait tim? Me gjasë do të vijë një rrezik në ardhmërinë tonë.  Pa dyshim, mundimet e babait tim dëshirojnë t’i nxjerrin bosh.”

(Sahihul Buhari, “Buharijina Zbirka Hadisa”, Libri i parë, fq. 138)

                                                                                          

Fedeku dhe çështja e drejtësisë

 

Kur mori në dorë administrimin e Fatimes dhe kur u ul në kolltukun e Halifatit, Ebu Bekri ia zaptoi Hz. Fatimes pronën e patundshme, Fedekun. Fedeku ishte një fshat jo larg nga qyteti i Medinës. Këtë pronë Pejgamberi e mori pas luftës së Hajberit, si plaçkë lufte. Me ligjin Islam ajo i takonte të Dërguarit të Allahut, kështu që asnjë mysliman nuk kishte të drejtë mbi këtë pronë.

Të ardhurat prej saj, i Dërguari i Allahut i ndante djemve të Hashimitëve, të varfërve dhe atyre që nuk kishin të ardhura. Por, më vonë zbriti ajeti kuranor ku thuhet:

 

“Jepja të drejtën e vet të afërmit tënd, edhe të varfërit – mysafirit, por mos shpenzo shumë.” (Isra: 26)**

 

Pas zbritjes së këtij ajeti, Muhammedi (s.a.a.), me urdhër të Allahut, Fedekun ia dhuroi bijës së tij, Fatimes (a.s.). Për këtë veprim të Profetit s.a.a. janë transmetuar shumë hadithe nga dijetarët islam.

I Dërguari i Allahut nuk ishte një njeri i etshëm për pasuri dhe as nga ata që dëshironin të grumbullonin pasuri. Ai e harxhoi pasurinë e tij dhe atë të nënës së Fatimes, Hz. Hatixhes, në përhapjen e tevhidit (besimit në një Zot).

Në të vërtetë, Profeti s.a.a.  ia la Fedekun Hz. Fatimes dhe Halifatit, në krye me Imam  Aliun (a.s.), që të ardhurat e saj të ndaheshin për të varfrit dhe ata që kishin nevojë. Kjo bëhej që familjet arabe të harronin urrejtjen dhe plagët e vjetra, duke u orientuar drejt Imam Aliut. Në fillim të Halifatit dhe në kushtet e ashpra, kjo pasuri kishte për qëllim të ndihmonte rrugën e drejtë të Islamit të shenjtë.

Profeti i dashur, sa ishte gjallë, këtë pasuri ia dhuroi Hz. Fatimes. Por, Fatimja nuk merrte asgjë nga ajo; të ardhurat i ndante për të varfrit dhe ata që ishin në rrugën e Allahut.

Kur Ebu Bekri mori pushtetin, ai e përvetësoi Fedekun dhe punëtorët e Hz. Fatimes i largoi prej saj, duke caktuar të tjerë në vendin e tyre.

Fedeku si fillim i planit të fshehtë

 

Fatimja s.a. kishte dy rrugë:

  1. Të zgjedhë heshtjen, pasi nuk ishte e varur nga pasuria e kësaj bote, dhe të heqë dorë nga vendimi i Halifes.
  2. Të përballet me planin e fshehtë, sipas të cilit Halifati i vërtetë, me Imam Aliun në krye, të dobësohej ekonomikisht dhe të mos kishte forcë përballë Halifatit të Ebu Bekrit dhe pasuesve të tij.

Fatimja zgjodhi rrugën e dytë. Ajo mendonte: 

“Nëse i përkulem zullumit të tij dhe nuk kërkoj të drejtën time, atëherë pushteti do të vazhdojë me zullume, dhe muslimanët do të binden ndaj Halifëve të padrejtë. Unë jam bija e të Dërguarit (s.a.a.). Nëse unë heq dorë nga e drejta ime ligjore, atëherë muslimanët dhe gratë në atë shoqëri do të besojnë se nuk kanë të drejtë dhe nuk do të kërkojnë të drejtat e tyre. Unë u linda dhe u rrita në shtëpinë e Pejgamberit dhe të vilajetit dhe jam shembull për gratë muslimane. Ato më shohin si një grua të arsimuar të Islamit, ndaj fjalët dhe sjelljet e mia kanë peshë. Nëse unë tregoj pakujdesi dhe nuk kërkoj të drejtën time, atëherë vendi i gruas në Islam do të mbetet i panjohur. Në këtë mënyrë, gratë muslimane do të vlerësohen si të pavlefshme dhe të pameritueshme si anëtare të shoqërisë.”**

Ajo e dinte se gratë muslimane e shihnin si shembull të një gruaje të arsimuar dhe të vendosur në Islam. Nëse ajo nuk kërkonte drejtësi, atëherë pozita e gruas në Islam do të mbetej e panjohur dhe e pavlerësuar.

 

Hz. Fatimja shkoi te Ebu Bekri dhe i tha:

“Përse nga prona ime larguat punëtorët e mi? Babai im këtë pronë ma la mua kur ishte gjallë.” 

Ebu Bekri ia ktheu:

“Unë e di se flet të vërtetën, por duhet të dëshmojnë disa dëshmitarë.”

  1. Fatimja solli dy dëshmitarë: Ummi Ejmenin dhe Imam. Aliun (a.s.). Ummi Ejmeni dëshmoi:

“Betohem se kur zbriti ajeti kuranor ‘Jepja çdo të afërmi të drejtën që i takon…’ (Isra: 26), Pejgamberi ia dhuroi bijës së tij, Fedekun.  Imam  Aliu përsëriti të njëjtin argument. Ebu Bekri ishte i detyruar t’ia kthente Fedekun Hz. Fatimes, por në atë moment hyri Omeri, i cili e mori dokumentin nga dora e Hz. Fatimes dhe e grisi. Për të justifikuar këtë akt, Ebu Bekri tha:  “Duhet të sjellësh dëshmitarë të tjerë.”

E punoi : Msc. Ikballe Berisha Huduti