HistoriIslamologji

HYSEINI (as) DHE VETËSHPALLJA E JEZIDIT

Ndërsa Hyseini (a) respektoi gjithçka që kishte pranuar vëllai i tij, duke mos nxjerrë shpatën kundër Muavijes gjatë gjithë jetës së tij, ky i fundit shkeli të gjitha zotimet dhe ia dorëzoi fronin e Islamit të birit të tij të pamoralshëm, Jezidit.

Sapo vdiq Muavije, Jezidi i dha urdhër njeriut të tij, Velidit, guvernatorit të Medinës, ta detyronte Imam Hyseinin të pranonte shpalljen e Jezidit si pasardhës i fronit.

Në mesin e asaj nate, Velidi thërret Imamin dhe i thotë:
– O Hysein! I lutem Zotit të ta shtojë durimin për vdekjen e Muavijes dhe, meqenëse ti je nipi i Pejgamberit (s), të takon ta shpallësh besnikërinë për Jezidin para të tjerëve, dhe të bëhesh shembull për të gjithë myslimanët…

Pasi dëgjoi fjalët e Velidit, Hyseini (a) u zhyt në një det mendimesh dhe shqetësimesh. Ai e kuptoi se gjithçka kishte marrë fund dhe se Jezidi ishte i vendosur për të keqen.

Gjatë dhjetë vjetëve të sundimit të Muavijes, Hyseini kishte heshtur, duke ndjekur shembullin e të vëllait dëshmor. Por, a ishte në gjendje ai të heshtte ndaj veprimeve të Jezidit?
A mund të rrinte si vëzhgues përballë mashtrimit, padrejtësisë dhe shtypjes së Jezidit?
Kurrsesi!

Heshtja do të thoshte miratim. Edhe pas një ore, ta arrestonte dhe po të mos bindej – t’i pritej koka. Pas këtij kërcënimi, Imami (a) brofi nga vendi dhe iu drejtua me fjalët:

  • O biri i Zerkasë, ti do të më vrasësh apo ai tjetri? Po mashtron Zotin, o i poshtër! Pastaj iu drejtua Velidit dhe ia bëri të ditur vendosmërinë e tij për të kundërshtuar përkrahjen për Jezidin, duke thënë:
  • Cili është prijësi: unë, që jam nga familja e Pejgamberit (s), familje e cila është bartëse e mesazhit të Zotit, e hyrje-daljeve të engjëjve, qendra e mëshirës, vendi i hapjes dhe mbylljes së mesazhit, apo Jezidi – një përdhunues, alkoolist, kriminel e vrasës i njerëzve të pafajshëm e të paprekshëm, i deklaruar për kurvëri? Njerëzit si unë nuk i japin besën një njeriu si ai. Por të gdhihemi e të gdhiheni, të shohim e të shihni.

NISJA PËR NË MEKË

 Atë natë Hyseini vendosi të largohej nga Medina për në Mekë. Pa u vonuar, u nis i shoqëruar nga familja dhe shokët e tij më të afërt. Nga Medina ata u larguan me shpejtësinë më të madhe për t’u shpëtuar ndjekjeve të njerëzve të Jezidit, në këtë udhëtim të përcjellë me shumë rreziqe. Ndërsa banorët e Medinës, të cilët i kishin dhënë fjalën Hyseinit për përkrahje e mbrojtje, jo vetëm që nuk ndërmorën asnjë veprim në këtë drejtim, por u mbyllën nëpër shtëpitë e tyre nga frika. Karvani i Imamit mbërriti në Mekë, ku siguria ishte më e madhe, sepse Meka ishte shtëpia e Zotit dhe trualli i saj konsiderohej i mbrojtur nga Zoti. Arabët e respektojnë shtëpinë e Perëndisë dhe e quajnë atë të shenjtë. Prandaj ata aty nuk bëjnë vrasje ndaj të strehuarve, nuk zhvillojnë luftë e as hasmëri. Nuk kaloi shumë kohë nga arritja e Imamit dhe në Mekë arritën spiunët e Jezidit. Plani i tyre synonte që ta zhduknin Imamin në mënyrë të fshehtë dhe ta motivonin vrasjen e tij sikur ajo të ishte kryer gjatë një konflikti të zakonshëm. Hyseini (a) qëndroi në Mekë aq sa mundi. Ndërkohë, njerëzit e paralajmëruan për kujdesin që duhej të tregonte dhe rrezikun që paraqitej për të dhe Islamin nga pushteti i Jezidit. Gjatë ditëve të qëndrimit në Mekë, Imami u dërgoi letra kryetarëve të fiseve, me anë të të cilave u bënte thirrje për xhihad (luftë fetare) dhe ndihmë. Ndërkohë ndjeu se laku i agjentëve të Jezidit sa vinte po ngushtohej, prandaj u detyrua të gjente një rrugëdalje tjetër.

KUFA U BË QENDËR E NGJARJEVE

 Në atë kohë, Kufa ishte një qytet shumë i populluar. Banorët e tij bashkëjetuan me Imam Aliun (a) për një kohë jo të shkurtër. Ata ia njohën atij aftësitë e rralla dhe personalitetin e veçantë. Ajo kohë flet për një lulëzim të admirueshëm të Islamit në këtë zonë ku banorët kishin njohuri dhe ishin të informuar mirë për realitetin e kohës dhe Islamin në përgjithësi, dhe kishin një nivel më të lartë në fusha të ndryshme të dijes. Ata e njihnin Ehli Bejtin (familjen e Pejgamberit (a)) dhe të mirat e saj, ndërkohë që te të tjerët nuk njihnin veçse pushtetarin e qytetit të tyre apo hatibin. Për këta të fundit, s’ishte me rëndësi nëse në pushtet ishte Aliu apo Mavia, triumfoi Hyseini apo Jezidi. Duke pasur parasysh këto kategori njerëzish, Imami dërgoi në Kufe djalin e axhës së tij, Muslim Bin Akilin, me qëllim që të organizonte shokët dhe pasuesit e vet e t’i përgatiste për luftë e veprim, për më tepër që vetë banorët e Kufes i kishin dërguar letra të shumta me anë të të cilave i kërkonin që të ngrihej e t’i udhëhiqte në luftë. Në këtë kohë Imami ishte në pritje të vdekjes së Mavies, i cili ishte në fundin e jetës së vet dhe pastaj të drejtohej për në Kufe, prej ku do ta shpallte veten halif, drejtues të Islamit. Jezidi e ndjeu rrezikun kur kuptoi për përkrahjen që i dhanë banorët e Kufes Muslimit, përfaqësuesit të Hyseinit. Ai menjëherë emëroi Ibni Zijadin guvernator të Kufes, një tiran i mirëfilltë, dhe i dha porosi që të përdorte forcën dhe shtypjen. Ibni Zijadi ishte i biri i Merxhanes, një grua e njohur për moral të ulët, dhe vetë ai njihej si njeri tepër i ashpër e zemërgur, zotërues i jashtëzakonshëm i mashtrimeve dhe dredhive. Nga i ati kishte trashëguar urrejtjen dhe armiqësinë ndaj Ehli Bejtit të Pejgamberit (s), krahas imoralitetit të përfituar nga mjedisi ku ishte rritur. 


KUFA 2 – QENDRA E NGJARJEVE

Në atë kohë, Kufa ishte një qytet shumë i populluar. Banorët e saj kishin bashkëjetuar me Imam Aliun (a) për një periudhë të konsiderueshme. Ata ia kishin njohur aftësitë e rralla dhe personalitetin e veçantë. Kjo periudhë flet për një lulëzim të admirueshëm të Islamit në këtë zonë, ku banorët kishin njohuri dhe ishin mirë të informuar mbi realitetin e kohës dhe mbi Islamin në përgjithësi. Ata zotëronin një nivel të lartë në fusha të ndryshme të dijes.

Banorët e Kufës e njihnin Ehli Bejtin (familjen e Pejgamberit [a]) dhe virtytet e saj, ndërsa në vende të tjera populli njihte vetëm pushtetarin lokal apo hatibin e xhamisë. Për këta të fundit nuk kishte rëndësi nëse në pushtet ishte Aliu apo Muavia, nëse triumfonte Hyseini apo Jezidi.

Duke e marrë parasysh këtë përbërje shoqërore, Imami dërgoi në Kufe djalin e axhës së tij, Muslim bin Akilin, me qëllim që të organizonte ithtarët dhe pasuesit e tij, t’i përgatiste për qëndresë dhe veprim. Aq më tepër që vetë banorët e Kufës i kishin dërguar letra të shumta duke i kërkuar që të ngrihej dhe t’i udhëhiqte në betejë.

Në këtë kohë, Imami ishte në pritje të vdekjes së Muavisë, i cili ndodhej në fund të jetës së tij. Pas vdekjes së tij, Imami kishte për qëllim të nisej drejt Kufës, nga ku do të shpallte veten si halif – udhëheqës i vërtetë i Islamit.

Jezidi e ndjeu rrezikun kur mësoi për mbështetjen që banorët e Kufës i kishin dhënë përfaqësuesit të Hyseinit – Muslimit. Ai menjëherë e emëroi Ubejdullah ibn Zijadin si guvernator të Kufës. Ky i fundit ishte një tiran i mirëfilltë dhe Jezidi e urdhëroi që të përdorte dhunë dhe shtypje.

Ibni Zijadi ishte i biri i Merxhanes, një grua e njohur për moral të ulët, dhe vetë ai njihej si një njeri tepër i ashpër dhe zemërgur, zotërues i mashtrimeve dhe dredhive. Nga i ati kishte trashëguar urrejtjen dhe armiqësinë ndaj Ehli Bejtit të Pejgamberit (s), krahas imoralitetit të përvetësuar nga mjedisi ku ishte rritur.

Një ditë, banorët e Kufës përgatitën një plan për vrasjen e Ibni Zijadit. Njëri prej tyre e ftoi atë për vizitë në shtëpinë e tij, pasi ishte marrë vesh me Muslim bin Akilin që ky i fundit të dilte papritur dhe ta vriste. Por Muslimi nuk veproi kështu. Ai nuk deshi t’i jepte shkas Jezidit të thoshte se përfaqësuesit e Hyseinit ishin ata që nisën vëllavrasjen.

Nga ana e tij, Ibni Zijadi ndjeu rrezikun gjatë kohës që po qëndronte në atë shtëpi. Pasi doli, ai dha urdhër të arrestohej Muslimi së bashku me të zotin e shtëpisë, Hani bin Urve. Po ashtu, urdhëroi që të mbylleshin portat e qytetit me qëllim që të mos dilte asnjë lajm për ngjarjen dhe që Hyseini të mos kuptonte për ekzekutimin e përfaqësuesit të tij.

Të ngjashme

Back to top button