JA FATIME, JA FATIME (poezi)
Ja Fatime, ja Fatime
Ti je pjesë e trupit tim
Pejgamberi kështu ka thënë
Kjo Fatimen e gëzon.
Ja Fatimetuz-Zehra
Ne të duam moj Fatime
Nëna e babait të thanë
Nëna e ummetit musliman.
Dy të rinjtë xhennetlinj
T’i dhuroi Allahu ty
Hasanin dhe Husejnin
Nipat (lulet) e Pejgamberit.
Më ka marrë malli për ty
Më shumë se nënën për fëmijë
Një shikim ti na dhuro
Shefa’at për shpirtrat tanë.
Si na humbe ti moj nënë
Për ty vuan zemra jonë
Por Islami është i gjallë
Në zemrat tona ka lëshuar rrënjë.
Ehli Bejti është i gjallë
Në zemrat tona ka lëshuar rrënjë.
Kjo poezi është kompozuar në këngë fetare (Kaside)
Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 125.
Huazuar nga sajti personal i autores.