1.11

SHEMBULLI I FATIMES (poezi)

Spread the love

Shembullin tonë ne e kemi
Të bijën e Pejgamberit
Fatimetuz-Zehra-në
Vajzën e dashur të Mustafasë.

Ku na shkoi ajo nënë
Ku na vajti ajo motër?
Me zemër të madhe plot iman
Na jep shembull në çdo anë.

E gjithë bota për të vajton
Për vdekjen e saj tragjike
Tani pusho në Parajsë
O Fatime, nënë kreshnike!

Eja pra ti e mos nguro
Me këtë dhembje solidarizohu
Fenë islame përqafo
Se të parët e tu kanë qenë
Njerëz besnikë me fe dhe nder.

Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 120.

Huazuar nga sajti personal i autores.




There are no comments

Add yours