abc

Këto janë 8 fjalët e gjuhës shqipe që gjithmonë i shkruajmë gabim!

Spread the love

A është gjuha shqipe e pasur apo e varfër?

Kjo pyetje më është rrokullisur shpesh herë në mendje dhe jam munduar ta diskutoj me shumë persona, të cilët mund të më jepnin një përgjigje nga eksperienca e tyre.

Përsa i përket shkrimtarëve, për ata shqipja është padyshim gjuha më e bukur në botë, pasi të jep mundësinë e formimit të fjalëve të reja dhe lojës së fjalëve. Shembulli më i mirë i këtij fenomeni është Ismail Kadare, romanet e të cilit dallohen për fjalëformimin, aq sa shumë studiues flasin shpesh herë për “Fjalorin Kadare”. Por ndryshe paraqitet situata për studiuesit dhe akademikët.

Fakti që Fjalori i Gjuhës Shqipe ka që në mesin e viteve ’80 që nuk përditësohet, sjell vështirësi të shumta për kërkuesit shkencorë. Teknologjia, mjekësia, shkencat ekzakte por edhe politika kanë ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre 30 viteve të fundit, ndaj edhe terminologjia është shtuar. Por ndryshe nga fjalori i Oksfordit, ku çdo vit shtohen fjalë të reja dhe madje shpallet edhe fjala e vitit, shqipja nuk e ka këtë luks.

Akademikëve, studiuesve por edhe përkthyesve u duhet të “lëngojnë” me fjali të gjata dhe shpjegime të tërthorta për të shpjeguar një term të vetëm. Pra, ajo që mund të thuhet për këtë pjesë është se shqipja është një gjuhë e pasur, por prej kohësh nuk është lëvruar më, fakt që e bën të prapambetur në krahasim me gjuhët e tjera europiane. Gjithashtu, shqipja njihet si gjuhë e vështirë. Në pemën e gjuhëve indo-europiane, ajo ndodhet në fillim të trungut, pa ndonjë degëzim.

Emrat, foljet apo mbiemrat në shqip ndahen në mënyra, kohë, trajta, nyje, gjini, rasë, zgjedhim e shumë kategori të tjera që vështirë të mbahen mend. “Pikkom” shkruan se përveç këtyre janë edhe një sërë fjalësh që në shumicën e rasteve shkruhen gabim.

Ja cilat janë ato: Dixhitalizim apo Digjitalizim?

Kjo është një fjalë e huaj që nuk ndodhet fare në fjalorin shqip, edhe pse ka një përdorim të gjerë. Gjithsesi fjala e saktë është “dixhitalizim”, sepse drejtshkrimi i gjuhës shqipe thotë se fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen. Dasëm apo dasmë? Të gjithë e themi “dasëm”, por në të vërtetë sipas fjalorit shqip shkruhet “dasmë”. Qera apo qira? Në më të shumtën e rasteve e shohim “qera”, por fjala e saktë është “qira”.

Sërish apo sërisht?

Në të folurit të përditshëm, shumë njerëz e kanë zakon që të shtojnë në fund të fjalës bashtingëlloret “d” apo “t”. I njejtë është rasti i fjalës “sërish” i cili shpesh herë merr padrejtësisht bishtin “t” nga prapa.

Qingj apo qengj? Është e vërtetë, por edhe kur këndonim në klasën e parë këngën “Qingji vogël, rri mendueshëm” e kemi shqiptuar gabim. Fjala e saktë është “qengj”. Karrierë apo karierë? Të gjithë e duam, por shumë gabojmë kur e shkruajmë. Karriera shkruhet me “rr” dhe jo me “r”. Në fakt, bashkëtingëllorja “rr” ngatërron shumë fjalë, siç është edhe rasti i fjalës “merr” që shumë herë shkruhet “mer”.

Mirësevini apo mirë se vini? Nga e folura e përditshme, shumë fjalë bashkohen edhe në të shkruar. Ky është rasti edhe i togëfjalëshit “mirë se vini”, të cilin në shumë lokale apo biznese të tjera e shohim të shkruar bashkë “mirësevini”.

Lagja apo lagjja? Në këtë rast priremi ta kursejmë një “j” dhe në shumë adresa ndodh e njëjta gjë, ku shkruhet “lagja” dhe jo “lagjja”. Fjala e saktë është “lagjja”.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment