MENDIME TË ARTA
DY GJËRAT MË TË ÇMUESHME
“Nuk ka asgjë më të çmueshme sesa dëshmori, por edhe më i çmueshëm është arsimtari që arsimon popullin e vet”.
(Muhamedi (pqmt), 570-632, Profeti i Islamit)
* * * * *
KUSH MA MËSON NJË SHKRONJË?
“Të jesh i ditur është gjë e shenjtë, kush ma mëson një shkronjë, do të bëhem rob i tij”.
(Imam Aliu (pqmt), 601-661, dhëndri i Profetit Muhamed (pqmt) dhe imami i parë i Ehli Bejtit)
* * * * *
FALJA E MËKATEVE
“Nëse Zoti ia falë mëkatet dikujt, askush nuk pyet përse ia ka falur”.
(Imam Zejnul-Abidini (pqmt), 659-713, stërnipi i Profetit Muhamed (pqmt) dhe imami i katërt i Ehli Bejtit)
* * * * *
NDIHMA PËR TË VARFËRIT
“Ajo që i jep të varfërit arrin te Allahu para se të arrijë te i varfëri”.
(Imam Zejnul-Abidini (pqmt), 659-713, stërnipi i Profetit Muhamed (pqmt) dhe imami i katërt i Ehli Bejtit)
* * * * *
Ç’SJELL JETA INJORANTE?
“Jeta e gjatë injorante s’mund t’i sjellë njeriut asgjë tjetër përpos injorancës”.
(Imam Gazaliu, 1058-1111, filozof, dijetar , jurist dhe mistik i famshëm persian)
* * * * *
MOS E MUNDONI SHPIRTIN KOT!
“Pasi exheli (momenti i vdekjes) nuk të ka ardhur, mos e mundoni shpirtin kot”.
(Mevlana Xhelalud-din er-Rumi, 1207-1273, poet i famshëm persian, dijetar dhe mistik)
* * * * *
DY LLOJET E MBURRJES
“Mburrja është dy llojesh: mburrja me veprën tënde dhe mburrja në krah të dikujt tjetër”.
(Jean de La Bruyère, 1645-1696, filozof dhe moralist francez)
* * * * *
MENDIMI PËR ZOTIN
“Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin”.
(George Berkeley, 1685-1753, filozof anglo-irlandez)
* * * * *
KUSH ËSHTË ARMA E FORTË KUNDËR NJERËZISË?
“Dituria e të pamoralshmit është armë e fortë kundër njerëzisë”.
(Denis Fonvizin, 1744-1792, dramaturg rus)
* * * * *
FALJA E SHOKUT QË TË BËN KEQ
“Nëse një shok të bën keq ty thuaj çka më bëre mua, falë të qoftë, por çka i bëre vetvetes, atë si të ta fali”.
(Friedrich Nietzsche, 1844-1900, filozof i njohur gjerman, filolog, poet dhe kritik kulturor)
* * * * *
DITURIA NA DËRGON TE PERËNDIA
“Merr dorën e diturisë
Po ajo do të nxjerrë
Gjerë te froni i Perëndisë
Ndaj sajë do të shpjerë”.
(Naim Frashëri, 1846-1900, poet dhe veprimtar i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare)
* * * * *
A ËSHTË MODA E KEQE?
“Moda është aq e keqe sa që çdo gjashtë muaj ndërrohet”.
(Oscar Wilde, 1854-1900, poet dhe dramaturg irlandez)
* * * * *
Ç’THOTË KËSHILLA MË E MIRË NË BOTË?
“Këshilla më e mirë në botë thotë të jesh i mirë”.
(Dr. Edgardo Malacaman, 1944, pediatër amerikan)
(Revista “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 17)
zithromax costs Several schemes for the synthesis of capecitabine, which differ only in details, have been proposed 107 115
Modulation of atherogenesis by dietary gamma linolenic acid lasix online pharmacy
cialis prescription The capacitation assay is used to evaluate the ability of sperm to undergo capacitation
Notice might also referred to me to ensure you re experiencing the ovary syndrome viagra vs cialis