Mesazhe per mendjen !
Përcillet nga Imam Muhammed Bakiri (paqja qoftë mbi të):
Kur Zoti e krijoi mendjen, e bëri të flasë dhe pastaj i tha: “Eja përpara!”
Mendja erdhi. Pastaj Zoti tha: “Kthehu prapa!” dhe mendja u kthye.
Pastaj Ai tha:
“Betohem mbi madhërinë dhe mbi lavdinë Time se s`kam krijuar asgjë më të dashur për Mua nga ç`je ti. S`kam për të të përsosur tek askush përveç tek ata të cilët i dua. Kam për të të urdhëruar vetëm ty që të veprosh dhe vetëm ty kam për të t`i ndaluar disa gjëra. Për ty do të jetë shpërblimi dhe për ty edhe dënimi.”
**************************…
Përcillet nga Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tijë):
Një ditë Xhibrili erdhi tek Ademi (pqmt) dhe tha:
“Më është urdhëruar që të të ofroj tri gjëra. Mund ta zgjedhësh vetëm njërën dhe t`i lësh dy të tjerat.” Ademi (pqmt) pyeti:”Ç`janë ato?”
Xhibrili u përgjigj:
“Mendja, Modestia dhe Feja.”
Ademi atëherë ia ktheu: “E zgjedh mendjen.” Xhibrili atëherë i tha modestisë dhe fesë që të largoheshin dhe ta linin mendjen me Ademin. Por ata u përgjigjën: “O Xhibril! Neve na është urdhëruar që të jemi me Mendjen kudo që të jetë ajo.” Pas kësaj Xhibrili tha: “Atëherë ju e dini.” dhe u lartësua drejt qiejve.
*************************************************************************.
Përcillet se një ditë një njeri e pyeti Imam Xhaferin (pqmt):
“Ç`është mendja?” Ai ia ktheu: “Është një mjet me të cilin njeriu e adhuron Zotin Mëshirues dhe e fiton parajsën.” Pastaj njeriu tha:”Ç`është ajo që e kishte Muavije (ibn Ebu Sufjani)?” Imami u përgjigj: “Ajo ishte dinakëri. Djallëzia i ngjan mendjes por nuk është mendje.”
**********************************************************..
4. Përcillet nga Imam Rizai (pqmt):
Miku i një njeriu është mendja e tij dhe armiku është injoranca…
***********************************************************.
5. Përcjell Husejn ibn Xhuhami:
Një ditë i thashë Imam Rizait (pqmt):
“Ka ca njerëz që i duan Imamët por tek ata nuk vërejmë ndonjë vendosmëri dhe aftësi të të kuptuarit. Imami tha: “Ata nuk janë njerëzit, të cilëve Zoti ua ka tërhequr vërejtjen. Zoti ka thënë se njerëzit e mençur dhe të kuptueshëm duhet të marrin mësim.”
*****************************************************…..
6. Përcillet nga Imam Xhaferi (pqmt):
Ai që ka mendje ka edhe besim dhe ai që ka besim do të hyjë në Parajsë…
******************************************.
7. Përcillet nga Imam Muhammed Bakiri (pqmt):
Në Ditën e Gjykimit, Zoti do të kërkojë llogari nga njerëzit në varësi prej nivelit të mendjes që e kanë patur në jetën e tyre.
********************************************************……………..