25627316_2099547136939861_2043888681_n

Misioni i revistës VLERA…

Spread the love

Bismil-lahir- rahmanir-rahim.
Në emër të Allahut të Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Lexues të nderuar!
Es-selamu alejkum! Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ju!

Kultura e leximit dhe shkrimit të bukur është mënyra më e mirë që njeriun ta
bëjë të lumtur, ndërsa jetën e tij të pavdekshme në të dy botët. Arti i veçantë i Shkrimit
të Shenjtë ka përfituar zemrat e milionave njerëzve që nga shekulli VII e deri në ditët e
sotme. Andaj, Këshillat Hyjnore kurrë nuk vjetërohen, ato janë si një shpirt i paprekur
që mund ta ndiejë çdokush e të kënaqesh me orientimet e tij frytdhënëse.

“VLERA” do të dëshmojë dhe manifestojë vlerat etiko-morale, tradicionale,
religjioze dhe shoqërore, duke sendërtuar pozitën më të bukur dhe më të ndritur në
shoqëri anë e mbanë botës shqipfolëse.

Për shkak se faktori kryesor në institutin familjar është gruaja, ndërrimet dhe
fuqizimet e vlerave njerëzore më së shumti reflektojnë tek ajo. Puna jonë e shenjtë në
revistën “ VLERA” është që të punojmë në ngritjen e personalitetit të gruas, e pastaj
familjes, në drejtim të edukimit dhe arsimit të grave në frymën etiko – morale dhe
fetare, sepse feja është orientim i vetëm ku gruaja e gjen personalitetin përmes vlerave
të saj njerëzore.
Pa asnjë mëdyshje themi se ne jemi ato që kemi forcë e vullnet që ta
rikonstruktojmë botën, duke avancuar civilizimin kulminant të bazuar në ligjet e
Krijuesit të Vërtetë për të mirën e femrës dhe familjes në përgjithësi.

Ja pra është “VLERA” më tepër se çdo orientim (apo vlerë) tjetër. Kjo e përbën
njeriun në penë dhe në shkrim.




There are no comments

Add yours