37388104_1772340619486206_8046060203247927296_n

Mulla Mahmud Arsllani (Mësuesi i madh i Kuranit në trojet tona shqiptare)

Spread the love

Mulla Mahmud Arsllani

Mësuesi i madh i Kuranit në trojet tona shqiptare.

Ndani dy minuta nga koha juaj për të marrë një mësim jete nga i jashtëzakonshmi, i madhi, mësuesi i 200 hafizave, Mulla Mahmud Arsllani – All-llahu e mëshiroftë! Mulla Mahmud efendi Asllani, Allahu e mëshiroftë!

Më 30 korrik 2012 Organizata Botërore për mësimin e Kuranit përmendësh dhe për leximin e Kuranit, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, si mualim ( mësimdhënës fetarë)  më të suksesshëm në botë e shpalli hoxhën nga Tetova, Mulla Mahmud efendi Asllanin.

Mulla Mahmud efendi Asllani, punoi si mualim në Xhaminë e Larme [Xhamin e Pashës] në Tetovë. Ku ka nxjerrë mbi 200 hafiza. Ndërsa 300 nxënës tjerë të tij e kanë mësuar pak më pak se tërë Kuranin përmendësh apo janë duke e mësuar. Ndërkaq ata që kanë mësuar leximin e Kuranit te Mulla Mahmud Asllani janë me mijëra.

BIOGRAFIA: Mulla Mahmud Ef. Asllani (1932-2021) u lind më 15.03.1932 në fshatin Çiflik të Tetovës. Mësimet e para fetare do t’i merr në mektebin e fshatit, te Mulla Beqir efendiu. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fshehurazi ka vijuar mësimet në fshatin Merovë te Mulla Tahiri, ku tre vite do të udhëtojë̈ në Merovë, për të mësuar rregullat elementare të sarfit dhe nahvit. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1954, do të punësohet si imam në fshatin Novo Sellë ku do të shërbejë 9 vite. Ndërkohë, do të arrijë ta merr edhe provimin për imam, ku kryetar i komisionit do të jetë, Haxhi Bedri ef. Hamidi-kryetar i atëhershëm i Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

Pasi i mbushi 40 vjet, gjegjësisht në vitin 1972, do të punësohet në Xhaminë e Larme (Pashës) dhe deri në fund të jetës do të shërbejë në këtë xhami si muallim dhe muhafiz. Vlen të përmendet se puna e tij ka hasur në vështirësi dhe pengesa, të cilave mualimi në fjalë u ka bërë ballë me dinjitet, derisa ato u bënë realitet.

Hafizët të cilët kanë mësuar te ai arrinë numrin 200. Shumica e hafizëve që kanë përfunduar te ai kanë vazhduar në Medresenë “Isa Beu” dhe në Medresenë Furkan të Sirisë dhe pas përfundimit të medresesë kanë vazhduar studimet në vende të ndryshme siç janë: Shkup, Kosovë, Bosnjë, Turqi, Siri, Jordani, Egjipt, Arabinë Saudite, Kuvait, Irak etj..

Një numër bukur i madh i tyre kanë diplomuar në universitetet e ndryshme islame. Disa prej tyre edhe kanë magjistruar dhe doktoruar. Shumica prej tyre aktualisht punojnë si profesor në universitete, imam, mualim, myezin dhe në shërbime tjera fetare në Tetovë dhe rrethinë, dhe jashta saj (Kosovë, Turqi etj.). Pas një sëmundje të shkurt, u shpërngul për në botën tjetër më 21.06.2021.

 

Autor :  Prof. Bujamin Salija