1.38

Murgeshat në kishë me shami fetare (video)

Spread the love

Kjo video paraqet disa murgesha brenda një kishe katolike dhe ajo që bie në sy janë mbulesat e tyre fetare. Kjo video gjithashtu është për ata gazetarë dhe reporterë që fyejnë gratë muslimane që bartin mbulesën fetare (hixhabin). Turp është për ata gazetarë dhe reporterë të krishterë që në njërën anë fyejnë gratë muslimane për shkak të mbulesës (hixhabit) kurse kur të shohin nënën e Jezusit, Marinë (Merjemen, nënën e Isait a.s.) e nderojnë plot respekt.

Për të njëjtën arsye, sikurse murgeshat në kishë e vendosin mbulesën për modesti, po ashtu edhe gratë muslimane e vendosin mbulesën (hixhabin) mbi kokë në shenjë modestie, sepse të dy palët ia kanë kushtuar jetën e tyre vetëm vullnetit dhe kënaqësisë së Zotit të Madhëruar.

Pse ky standard i dyfishtë dhe kjo hipokrizi? Është shumë e turpshme. Çështja e mbulesës fetare nuk është vetëm tek muslimanet, por kjo çështje gjendet edhe në Biblën e tyre, le t’i hapin sytë të krishterët dhe të lexojnë Biblën, më e rëndësishmja është që të hapin zemrat nga ky citat biblik:

Nëse gruaja nuk mbulohet, le të qethet. Por, nëse për gruan është e turpshme të qethet a të rruajë kokën, le të mbulojë kryet” (Bibla, Testamenti i Ri, 1 e Korintasve, kapitulli 11, citati 6).

Ajo që veshin murgeshat në kishë është e njëjta që e veshin edhe gratë muslimane, mbulesën fetare apo hixhabin. Të gjithë ata të krishterë që shikojnë femrën muslimane të mbuluar, të kenë parasysh se ato ndjekin të njëjtin model të veshjes që e kishte edhe Maria, nëna e Jezusit (Merjemja, nëna e Isait a.s.), e cila e kishte nivelin më të lartë të modestisë dhe moralit, që ia dedikoi jetën e saj Zotit të Madhëruar. Kjo modesti është stil i jetës. Zgjedhni cilin stil të jetës dëshironi ta ndiqni duke imituar, Marinë, nënën e Jezusit (Merjemen, nënën e Isait a.s.) apo Kim Kardashian, Beyonce-n, Katy Perry-n, Miley Cyrus-in etj.

Respektoni femrat që vendosin mbulesën fetare sepse ato respektojnë veten e tyre dhe e dojnë Krijuesin e tyre më shumë se çdo gjë tjetër, dhe nuk janë robëresha të modave, dizajneve dhe industrive të korruptuara.




There are no comments

Add yours