3.1

Njeriu lakmitar sipas Imam Aliut

Spread the love

Hyrje

Lakmia është dëshirë e madhe dhe e pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë, etje e pashuar për diçka; synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo mënyrë.

Njeriu lakmitar

Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) për njeriun lakmitar tha:

  • Poshtërsia më e madhe është lakmia e njeriut për këtë botë”.
  • Njeriu lakmitar është rob i përbuzjes, nga e cila asnjëherë nuk do të lirohet”.
  • Furnizimi është ndarë, kurse lakmitari është refuzuar”.
  • Njeriu lakmitar është i varfër madje edhe nëse zotëron këtë botë së bashku me thesaret e saj”.
  • Kush është lakmitar, vetveten e çon në fatkeqësi”.
  • Njeriu lakmitar nuk kënaqet”.
  • Lakmia furnizimin nuk e shton, por e pakëson”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 152)




There are no comments

Add yours