4.1

Poema “Qerbelaja” nga Naim Frashëri

Spread the love

Poema “Qerbelaja” nga Naim Frashëri

Poema “Qerbelaja” e Naim Frashërit ishte një krijim nga vitet e fundit të jetës së shkrimtarit, e botuar në vitin 1898, dy vite para vdekjes së tij. Përkundër sëmundjes së mundimshme, që përjetoi Naimi, ai e shkroi këtë vepër aq të dhimbshme, aq të prekshme, ku në njëfarë mënyre ai e solidarizoj dhimbjen e tij fizike me dhimbjen e trimave të Qerbelasë. Kur e lexojmë këtë poemë të Naimit kuptojmë se ai ishte i lidhur shpirtërisht me personazhet e kësaj poeme, siç është: Profeti Muhamed me familjen e tij, Imam Husejni, Abas Aliu e të tjerë.

Nga mënyra se si Naimi iu është qasur kësaj vepre me aq shumë përkushtim, vërehet se ai ishte besimtar i denjë dhe atdhetar i përkushtuar ndaj kombit të tij edhe pse shumicën e jetës së tij e jetoi dhe vdiq në Turqi. Poema “Qerbelaja” është shumë mirë e renditur dhe e shkruar në vargje të njohura të kohës së klasicizmit romantik, e cila njihet si poemë epike, por edhe si një histori e rrallë.

Poeti Naim Frashëri, përmes poemës “Qerbelaja” prezenton projektin e tij të planifikuar kulturor dhe historik. Këto projekte të Naimit dhe shumë vepra tjera të familjes Frashëri, Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri” ka marrë përsipër si mision dhe objektivë të punës, që të gjitha këto vepra të Naim Frashërit t’i manifestojë duke i modifikuar me artin dhe kulturën moderne bashkohore.

Kësaj rradhe Forumi Rinor i Institutit “Naim Frashëri” së bashku me korrin e Vajzave “Kevser”, me ndihmën e profesor Luan Sula nga Tirana, profesoreshë Melihate Zeqiri si dhe drejtuesve të Institutit kanë arritur që poemën “Qerbelaja” e Naim Frashërit ta shfaqin në zhanre të ndryshme artistike përmes talentit të nxënësve dhe mjeshtrisë së profesorëve.

Dyert e Instituti tonë janë të hapura për të gjithë dashamirët e gjuhës dhe kulturës, qoftë si mysafirë apo si bashkëpunëtorë në lëmitë në të cilat ju keni prirje.

Përgatiti: Prof. Melihate Zeqiri

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 14)




Post a new comment