QERBELAJA – Pjesë nga kënga VII (5)
(Vazhdim)
Kënga VII
Në Medine nga Jeziti
ish dërguarë Veliti.
Jeziti ati i shkrojti,
e në kartë i dërgojti.
I thotë: Zoti im atë,
që përpiqej dit’ e natë!
e ish njeri i uruar!
pa dhe vdiq i shenjtëruar!
Me urdhërit të tij vetë
më ka lënë mbret në jetë,
kush s’më bënetë rop mua
ta vraç, se më nuk’ e dua.
Ja dha Mervanit Veliti
Kartën’ q’i dërgoj Meriti.
Velitit Mervan’ i thotë,
tani kohë mos hump kotë.
Po vra më parë Hysenë,
në do të shpëtosh vethenë!
Hysenë! tha, veç atija
kam frikë nga Perëndija,
ësht i nip’ i Muhametit,
s’bënet ësht urdhër’ i mbretit.
Mervani i thotë, vraje,
punënë që sot ti ndaje!
Kështu tha Mervan’ i ndyrë,
q’ishte e madhe myxyrë!
Pa e thirr’ Imam-Hysenë
Veliti me Mervan-qenë,
me gojë këto ja thanë,
edhe kartënë ja dhanë.
(Vazhdon)
Naim Frashëri, “Qerbelaja”, botues: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2011, fq. 94-95.