2798fbd6da4c457060c73fc0f882682b

Prej rregullave të Gjykimit në Ditën e Kijametit

Spread the love

Prej rregullave të Gjykimit në Ditën e Kijametit

 

1- Atë ditë nuk ka dosje sekrete.

Allahu i Madhëruar thotë: “… Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur.” (Sure Isra, ajeti 13)

﴿ونُخرِجُ لَهُ يَوْمَ القِيامَةِ كِتابا يَلقاهُ مَنْشُورًا﴾.﷽

 

2- Prania në atë Ditë është e shoqëruar nga melekët.

Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.” (Sure Kaf, ajeti 21)

﴿ وَجَاءتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ ﴾.﷽

 

3- Padrejtësia në atë Ditë është e pamundur.

Allahu i Madhëruar thotë: “… Unë nuk jam i padrejtë me robtë” (Sure Kaf, ajeti 29)

﴿وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ﴾.﷽

 

4- Në Ditën e Kijametit nuk ka avokatë që të na mbrojnë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (Sure Isra, ajeti 14)

﴿اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا﴾.﷽

 

5- Në atë Ditë nuk bën dobi as pasuria e as fëmija.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët.” (Sure Shuara, ajeti 88)

﴿يَوْمَ لا يَنفَعُ مَالٌ وَلا بَنُونَ﴾.﷽

 

6- Në atë Zoti yt nuk harron asgjë

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”. (Sure Merjem, ajeti 64)

﴿وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا﴾.﷽

 

7- Në atë Ditë nuk ka gjykim në mungesë

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.” (Sure Jasijn, ajeti 32).

﴿وَإِنْ كُلٌّ لَمَّا جَمِيعٌ لَدَيْنَا مُحْضَرُونَ﴾…﷽

 

8- Në atë Ditë nuk ka dëshmitarë të rremë

Allahu i Madhëruar tjotë në Kur’anin e Shenjtë: “Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë.” (Sure Nur, ajeti 24)

يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ﴿﷽

 

9- Në atë Ditë nuk harrohet asgjë

Allahu i Madhëruar thotë: “…Allahu të gjitha i ka shënuar, edhe pse ata i kanë harruar.” (Sure Muxhadeleh, ajeti 6).

{ أحْصَاهُ اللَّهُ وَنَسُوهُ ۚ }﷽

 

10- Në atë Ditë ka peshore të saktë të veprave

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë:  “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (Sure Enbija, ajeti 47)

{وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ

فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ

خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَىٰ بِنَا حَاسبين }

 

11- Në atë ditë edhe njerëzit më të afërt do largohen nga njëri-tjeri

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë: “atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.” (Sure Abese, ajetet 34-36)

يَوْمَ يَفِرُّ الْمَرْءُ مِنْ أَخِيهِ وَأُمِّهِ وَأَبِيهِ وَصَاحِبَتِهِ وَبَنِيهِ

 

12- Atë ditë çdo njeri do të jetë i zënë me veten e tij

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.” (Sure Abese, ajeti 37).

لِكُلِّ امْرِئٍ مِنْهُمْ يَوْمَئِذٍ شَأْنٌ يُغْنِيه”

 

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!

Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro!

Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”

 

Qofshim prej punëmirëve në këtë jetë që të kemi llogari të lehtë te Allahu në Jetën Tjetër!