1.1

Pse uji është i shëndetshëm?

Spread the love

Pirja e ujit është shumë e rëndësishme dhe nëse njeriu nuk pi më shumë se 7 ditë njeriu mund të vdesë. Kërkimet shkencore kanë zbuluar se njeriu duke qëndruar i hidratur dhe i ngopur me ujë mund ta zvogëlojë rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë, nga kanceri i gjirit si dhe njeriu është më pak neverik. Uji përbën 75% të indeve të muskujve tanë kështu që dehidrati mund të çojë në dobësi, lodhje, marramendje dhe mosbalancim të elektroliteve.

Me konsumimin më të madh të ujit ne mund të humbim peshë, sepse njeriu ndonjëherë mendon se është i uriturt, por në realitet është i etur. Prandaj pirja e ujit ndihmon në humbjen e peshës trupore. Pirja e ujit mund të zvogëlojë dhimbjet në nyjet tuaja duke e mbajtur kërcin të butë dhe të hidratuar. Uji largon mbeturinat dhe bakteret sepse ato dalin jashtë përmes urinës dhe djersës.

Ç’thotë Kurani i Shenjtë për ujin?

Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë)”. (Surja en-Nahl, ajeti 10)

Ç’thotë Profeti Muhamed s.a.v.a. për ujin?

Disa nga këshillat e Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me ujin janë këto:

  • Njeriu ka shpërblim të madh kur i jep gruas së vet ujë për të pirë”.
  • Kur të shumohen mëkatet jepu ujë të eturve”.
  • Ai që i jep ujë një grupi të njerëzve, vet duhet të pijë i fundit”.
  • Mos pini ujë duke qëndruar në këmbë, sepse do t’ju godet ndonjë brengë që nuk do të ketë zgjidhje, përveç nëse vetë Allahu jua largon brengën”.
  • Larja e trupit me ujë të ftohtë i mjekon hemorroidet”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 41)




There are no comments

Add yours