HistoriTregime Urtesie

Shtëpia e misioneve

Gadishulli Arabik është një vend dëshpërimi për shkak të Xhahilijetit (Epokës së Injorancës) dhe jetës së dhimbshme që kaluan arabët në atë periudhë, një periudhë që konsiderohet errësira më e madhe në historinë e asaj zone dhe një nga periudhat e regresionit më të madh.

Toka është ranore dhe e thatë, zemrat e forta dhe shkëmbore, shpirtrat e frikësuar dhe të shqetësuar – jeta e pasigurt beduine. As gjelbërimi nuk e zbukuron tokën, as imani (besimi) nuk rrezaton shpirtin, as dituria nuk e udhëheq mendjen. Në këtë periudhë, nuk shihej asgjë përveç idhujve që adhuroheshin, luftërave, gjakderdhjes së paligjshme, mosrespektimit të çdo të drejte, madje as të drejtës për jetë. As zëri i të dobëtit nuk mund të dëgjohej, as zemra e njeriut nuk kishte paqen e saj.

Muhamedi  (pqmtf) lindi në atë periudhë. në familjen më të lartësuar dhe fisnike me shumë nder dhe krenari, ku ai u rrit, dhe bashkë me të u rritën të gjitha shpresat e jetës. Ky është Muhamedi, djali i Abdullahut në vitet më të mira të jetës dhe rinisë së tij. Ai është një djalë ndër djemtë më të bukur në fisin Kurejshi dhe më i lartësuari në krenari dhe nder. Ai dallohej nga të rinjtë e tjerë nga fisi Kurejsh me origjinën e tij të pastër, karakterin dhe sundimin e mirë. Vullneti i Zotit ishte ta rriste Muhamedin, paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij,  për ta përgatitur dhe pajisur atë për misionin, në mënyrë që ta drejtonte atë për të kryer mandatin e tij. Muhamedi (pqmtf) ishte i rrethuar nga vëmendja e veçantë e Zotit që ia formësoi jetën sipas urdhrit të Zotit, i cili përputhej me përgjegjësinë dhe detyrën e pritur prej tij, domethënë misionin dhe thirrjen e Zotit për të.

Muhamedi s.a. u martua në lulen e rinisë së tij, në vitin e njëzet e pestë të jetës së tij të virtytshme. Sa normale është që ai të martohet me një grua që është e ngjashme me të në aspektin e moralit dhe karakterit  i cili do t’i kuptojë qëllimet e tij të ndershme, i cili do të jetë në nivelin e tij, do të mbajë barrën e xhihadit ( përpjeksjes)  durimit dhe sakrificës, nuk kishte grua në jetën e tij që do të luante atë rol dhe do të përmbushte detyrime të tilla përveç Hazreti Hatixhes.

Vullneti i Zotit, për të drejtuar fatin e Hazreti Hatixhes drejt Muhammedit (pqmtf) dhe e donte personalitetin e tij të nderuar, për t’i propozuar atij për martesë – Muhamedi s.a. pranoi dhe u martua me Hazreti Hatixhen.

Kur u martuan, Profeti Muhamed s.a. ishte njëzet e pesë vjeç, dhe Hazreti Hatixhe ishte dyzet vjeç.

Hazreti Hatixhe, vajza e Huvejlidit, birit të Asadit, nga fisi Kurejsh, ishte një grua e pasur Ajo kishte një pozicion të nderuar në shoqërinë mekase. Mekasit i dhanë asaj emrin “grua e nderuar”.

Në këtë mënyrë, u ndërtua themeli i shtëpisë së profetit në të cilën jetonte nëna e bekuar – nëna e besimtarëve – Hatixhe, vajza e Huvejli-da, dhe Profeti i shenjtë Muhamed (pqmtf),  i cili karakterizohet nga moral dhe karakter i mirë, i cili quhej edhe El-Sadik,  el-Emin, ( i sinqerti, i ndershmi nga fisi Kurejsh.

Ajo familje e ndershme dhe shembullore ishte një oaz virtyti në shkretëtirën e mangësive të Xhahilijetit dhe thelbi i lumturisë në botën e shtypjes në atë kohë. Ajo oaz është e shënuar nga dashuria dhe përkushtimi.

Muhamedi (pqmtf) e donte Hatixhen dhe ishte po aq i përkushtuar ndaj saj sa ajo ndaj tij. Në atë kohë, nuk kishte grua të barabartë me Hazret Hatixhen. Ajo ishte personi i parë që besoi në misionin dhe thirrjen e tij, dhe që i dha pasuri në rrugën e Allahut, në rrugën e zgjerimit të Thirrjes Islame. Ajo vuajti shumë së bashku me Profetin s.a. gjatë rrethimit dhe bojkotit.

Për shkak të asaj besnikërie të jashtëzakonshme, bindjes së sinqertë, dashurisë së pastër që Hazret Hatixheja kishte për të Dërguarin e Zotit, Profeti i Shenjtë ia ktheu të gjithë dashurinë, respektin, besnikërinë dhe bujarinë që ajo meritonte. Ajo marrëdhënie në shpirtin e Profetit (pqmtf) mbeti edhe pas vdekjes së saj dhe asnjë nga gratë e tij nuk mund ta merrte atë pozicion. Sa herë që Profeti Muhamed (pqmtf).

Kur Profeti (pqmtf) festonte diçka ose therte një kurban, ai u dërgonte një dhuratë të afërmve dhe miqve të Hazreti Hatixhes. Një ditë, Aishja (gruaja e Profetit) e pyeti për këtë dhe Profeti (pqmtf) iu përgjigj: “Unë i dua të gjithë ata që e duan Hatixhen”.

Një ditë, kur Profeti Muhamed (pqmtf) ishte në shtëpinë e  Aishes, erdhi një grua dhe nga Profeti s.a. kërkoi një nder. Profeti Muhamed (pqmtf) e priti mirë dhe i bëri nderin që kërkoi.

 Aishja u habit nga kjo, kështu që e pyeti Profetin (pqmtf)për atë grua dhe ai iu përgjigj: “Gjatë jetës së Hatixhes, ajo grua na vizitonte shpesh”.

Një ditë pati një dialog midis Profetit Muhamed (pqmtf) dhe gruas së tij,  Aishes. Kur Profeti përmendi Hatixhen,  Aisha u ndje xheloze dhe tha:

Pse e përmend ende ish-gruan tënde, kur Allahu e zëvendësoi atë me një më të mirë? Profeti Muhamed s.a. u përgjigj me trishtim:

Allahu i Lartësuar  Ai nuk e zëvendësoi atë me një më të mirë, ajo është nëna e fëmijëve tanë, kryefamiljarja ime, ajo besoi tek unë kur njerëzit e tjerë nuk ishin të besueshëm, ajo më ndihmoi me pronën e saj kur të tjerët u tërhoqën, unë pata fëmijë me të dhe nuk i pata me gra të tjera”.

Hatixhja, vajza e Huvaxhlidit, e meritoi atë pozicion të lartësuar me të Dërguarin e Zotit, pasi mori atë pozicion nga Zoti i saj, sepse ajo është ndër ata për të cilët Allahu, i Lartësuari, i dha një vend të përjetshëm në Parajsë.

Dijetari Buhari në Sahihun e tij tregon si vijon:

Një ditë, engjëlli Xhibril u dërgua te Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, dhe ai i tha atij: ‘Hatixhja po vjen tek ti dhe ajo po mban në dorë një enë në të cilën ka ushqim oseës  pije. Kur të mbërrijë, thuaj se Allahu i ka dërguar selam ashtu siç kam bërë unë, dhe thuaj sea asaj Ai, i Lartësuari, përgatiti një shtëpi prej ari, ku nuk ka turmë apo zhurmë’. 

Për shkak të kësaj, Profeti Muhamed (pqmtf) flet për Hazreti Hatixhen si më poshtë:

Gratë më të mira në Parajsë janë Hatixhja, vajza e Huvejlidit, Fatimja, vajza e Muhamedit, Merjemja, vajza e Umranit dhe Asija, vajza e Muzahimit (gruaja e Faraonit).

Kjo është Hz. Hatixhja, nëna e Fatimes, dhe Profeti Muhamed (pqmtf) është babai i saj.

Në këtë familje lindi Hazreti Fatime, u rrit dhe u rrit në hijen e amës e babait.  Ajo u rrit nën ndikimin e babait të saj, Profetit Muhamed (pqmtf) krijesës më të mirë të Zotit, moralisht dhe shpirtërisht, kështu që edukimi dhe atmosfera në të cilën u rrit Hazreti Fatime ndikuan në jetën dhe personalitetin e saj.

Hazreti Fatimja (pqmtf) u bë një nga gratë më të mira dhe një model për një grua mulimane, dhe nëna e imamit të mësimdhënies, a.s. Nuk ka dyshim se faktorët e trashëgimisë dhe të edukimit patën një ndikim të madh tek Hazreti Fatimeja, si dhe faktorë të tjerë që e ndihmuan Hazreti Fatimen të ishte e para e lindur në botën Islame.

Marrë nga libri Hazreti Fatime ez – Zahra,( Mesihat Islamske Zajednice – u Hrvatskoj.  

Të ngjashme

Back to top button