9b605489755e3cfe2307c1ffa26f5d83

Shtimi i furnizimit (rrizkut)

Spread the love

                                 Shtimi i furnizimit (rrizkut)

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe martoni të pamartuarat, (të pamartuarit), edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. Allahu është Bujar i madh, i Gjithëdijshëm.”  ( Surja Nur ajeti 32 )

 

Pejgamberi më i nderuar, paqja qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij, thotë: “Krijoni familje, sepse ajo është më e begatë për ju.”  I nderuari ynë, Imam Sadiku paqja qoftë mbi të, thotë: “Ai që braktis martesën nga frika e varfërisë, ka dyshuar tek Allahu i Lartësuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë  “Khutbetul akdul mu‟errikha”,   në Kur‟an: “Nëse janë të varfër, Allahu i begaton me mirësitë e Tij.”  Në një hadith tjetër thuhet: “Cilido që e braktis martesën nga frika e varfërisë, nuk është prej nesh.

Falënderimi për mirësinë e martesës

Meqenëse martesa paska gjithë këto rëndësi dhe dobi, a nuk duhet ta falënderojmë Allahun për mirësinë e martesës?

Imam Ali Khamenei (pastë jetë të gjatë!) thotë: “Kur ju formoni familjen, konsiderojeni këtë prej mirësive të mëdha të Zotit dhe bëni falënderime për Të, pasi çdo gjë që kemi është prej Allahut të Lartësuar dhe çdo të mirë që ju e keni ajo është prej Tij.”  Njohja e këtyre mirësive është shumë e rëndësishme. Ka dhe shumë mirësi të tjera ndaj të cilave njeriu nuk e kthen shikimin. Dikush shoqërohet me shokë të mirë dhe bën jetë të lumtur, por nuk ia din vlerën asaj mirësie dhe, si rrjedhim, privohet nga mëshira e Zotit,  e cila zbret me falënderim, prandaj njeriu duhet të falënderojë për këto mirësi.

Ndonjëherë, njeriu thotë formalisht faleminderit o Allah, pa e shoqëruar me zemër. Ky falënderim nuk ka vlerë, por kur njeriu e falënderon Allahun e Madhëruar me gjithë zemër ka një vlerë të madhe. Njeriu që falënderon e di se Allahu i Lartësuar i ka dhënë një mirësi, prandaj e shfaq realisht falënderimin e tij. Ky është falënderimi që kërkohet. Prandaj njeriu duhet të falënderojë Allahun e Lartësuar me gjithë zemër.

Kur Allahu i Madhëruar ju jep mirësi e begati, çfarë do të bëni ju? Allahu i Madhëruar nuk ka kërkuar shumë prej nesh. Ajo që kërkohet është që të përmirësojmë sjelljen. Këtë sjellje të mirë e ka bërë të qartë feja islame. Ajo është morali dhe urtësia e familjes.

 Falënderimi praktik

Imam Ali Khamenei thotë: “Falënderimi nuk është të thuash: “Të falënderoj, o Zoti im” apo vetëm bërja e një sexhde falënderimi. Falënderimi për mirësinë është kur njeriu njeh vlerën e mirësisë dhe e di mirë se ajo është mirësi prej Allahut dhe që atij i sjell dobi. Njeriu e përdor atë mirësi për ta kënaqur Allahun e Lartësuar. Ky është kuptimi i falënderimit për mirësinë. Por nëse keni thënë :”Faleminderit, o Allah”, pa e shoqëruar falënderimin me gjithë zemër, ky nuk është falënderim. Edhe martesa, gjithashtu, është një mirësi e Allahut. Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ju një grua të mirë, prandaj ju patjetër duhet ta falënderoni Atë për këtë mirësi, siç e meriton.

Në Librin e Tij Famëlartë, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë, (zjarrin) e mbikqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.”

Familja konsiderohet si ambjenti më i rëndësishëm për ruajtjen e njeriut dhe për formimin shpirtëror dhe moral të tij. Ky formim shpirtëror do të lërë gjurmët e tij në shoqërinë ku jeton. Sociologët kanë rënë dakord që familja është shtylla e shoqërisë. Nëse ajo ndërtohet mbi themele të forta dhe është e shëndoshë, stabilizon themelet e shoqërisë dhe forcon shtyllat e saj. Nëse dobësohen shtyllat e familjes, jeta e shoqërisë turbullohet dhe i prishet ekuilibri. Pa dyshim, familja është qeliza e parë e shoqërisë. Nëse ato janë të shëndosha edhe trupi është i shëndoshë, kurse me prishjen e tyre ngulitet ligështia dhe shkatërrimi..

Duke parë rëndësinë e madhe të kësaj çështjeje Lideri Suprem, Sejjid Ali Khamenei, (pastë jetë të gjatë!) i ka treguar kujdes asaj

 

Marrë nga Libri

Titulli: 101 këshilla për lumturinë bashkëshortore

Autori: Sejjid Ali Khmenei