Si ta dalloni një njeri të keq në vetëm 5 minuta
Jo të gjithë njerëzit janë të mirë dhe ju duan të mirën. Ndaj bëni kujdes me kë shoqëroheni. Ja disa këshilla dhe karakteristikat se si t’i ‘zbuloni’.
Këshilla
Në jetën e përditshme shpesh nuk mund ta imagjinojmë se kush na gënjen, apo lëndon. Ata që shpërndajnë gënjeshtra dhe shpifje mund të ndikojnë për t’i ulur reputacionin dikujt apo të shtiren shkruan Shije. Për fat të keq, njerëz të tillë ekzistojnë.
Janë disa shenja që tregojnë se keni të bëni me njerëz me zemër të keqe. Njerëzit me zemër të keqe janë profesionistë për të krijuar kaos dhe grindje.
Ata:
1.Ndryshojnë faktet;
2.Mashtrojnë;
3.Gënjejnë;
4.Shmangin marrjen e përgjegjësive;
5.Mohojnë të vërtetën;
6.Mbajnë informacionet për vete
Jeta e tyre është iluzion dhe ushqim i shpirtit për ta janë vuajtjet e njerëzve të tjerë. Njerëzit me zemër të keqe shpesh luajnë me simpatitë e njerëzve shpirtmirë me qëllim mashtrimi.
Ata:
1. Kërkojnë dhembshuri, por ata vetë nuk ofrojnë. Kërkojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga personat te të cilët kanë gabuar pa kurrfarë empatie ndaj dhimbjes që i kanë shkaktuar dhe pa qëllim të vërtetë të përpiqen të përmirësojnë atë që kanë bërë apo të përpiqen të kthejnë besimin e humbur.
2. Nuk kanë ndërgjegje dhe nuk dinë çfarë është keqardhja. Madje as që kanë ndërmend të përpiqen të luftojnë kundër ligësisë së tyre, (në fakt, kënaqen me të) dhe gjithnjë nën maskën e një karakteri të caktuar fisnik.