4.1

Si të arrihet njohja e vërtetë?

Spread the love

Nëse shihni një njeri që agjëron dhe falet shumë, mos e lavdëroni tepër gjersa të mos shikoni çfarë është niveli i të kuptuarit të tij, sepse shpërblimi është në proporcion me sasinë e vetëdijes, gjegjësisht, mendjes së inkuadruar në vepër” – Pejgamberi Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij).

Po e fillojmë këtë temë me një hyrje të akaidit, duke i bërë dua Allahut të Madhërishëm që ajo që do ta lexoni këtu të jetë përgjigje për pyetjet tuaja ose zgjidhje e dilemave tuaja. Në të vërtetë, sa më të forta, më të qarta dhe më stabile të jenë bindjet dhe botëkuptimet tona, pasojat e tyre, veprat tona, do të jenë më të mira. Në një hadith Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) thotë: “Nëse shihni një njeri që agjëron dhe falet shumë, mos e lavdëroni tepër gjersa të mos shikoni çfarë është niveli i të kuptuarit të tij, sepse shpërblimi është në proporcion me sasinë e vetëdijes, gjegjësisht, mendjes së inkuadruar në vepër”.

Sa më e fortë, më stabile dhe më e argumentuar të jetë besimi, akaidi jonë, veprat tona do të jenë më të frytshme. Duhet të synojmë të eliminojmë dyshimet të cilat do të mund të ndikojnë që veprat tona të mos jenë të shpërblyera me shpërblim maksimal. Ajo që shohim në dhāhir (jashtësi) të botës në realitet janë pikat tona më të largëta përmes cilave e njohim Krijuesin tonë. Me fjalë të tjera, e kuptojmë Krijuesin përmes Diellit, Hënës, por këto janë vetëm shenjat më të largëta të Zotit, ndërsa ka edhe që janë më afër. Prandaj, dëshirojmë të depërtojmë në botën e materies dhe të arrijmë në anën tjetër të materies, të hymë në botën metafizike dhe t’i hedhim një sy ç’ka atje.

Shumë njerëz, në bazë të kufizimit të vet materialist lidhur me këto çështje të ekzistencës Hyjnore dhe qenieve, kanë deklaruar: “Këto për ne janë gjëra aq të largëta dhe të pakuptimta sa nuk kemi çka të diskutojmë për to”. Kur të depërtojmë nëpër botën e materies ashtu siç e kanë trajtuar marksistët (koncepti materialist i botës, siç e proklamonin ata), vijmë në përfundim që kjo botë, në të vërtetë, nuk na ofron asnjë dëshmi për ekzistimin e botës së Përtejme, botës shpirtërore. Meqë edhe vetë ne jemi qenie materiale të Kësaj bote, me fakte të lidhur me botën e Përtejme, botën e gajbit – metafizikës, gjërat janë paksa më vështirë të kuptueshme, andaj prej nesh kërkohet t’i kushtojmë më shumë vëmendje atyre. Thënë në mënyrë të përgjithësuar, kemi katër lloje të njohjes, katër rrugë të cilat na shpijnë te ajo.

Autor: Prof. Dr. Eidi Ekber

(Revista “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 17)




There are 2 comments

Add yours
  1. dyskont online

    You’re actually a just right webmaster. The web site
    loading pace is amazing. It seems that you’re
    doing any distinctive trick. In addition, the
    contents are masterpiece. you have done a fantastic task in this topic!
    Similar here: dobry sklep and also here: Zakupy online

  2. List of Backlinks

    Good day! Do you know if they make any plugins to help
    with SEO? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not
    seeing very good gains. If you know of any please share. Thanks!
    I saw similar text here: Auto Approve List


Post a new comment