Bewicks swans (Cygnus columbianus) small flock in flight, Gloucestershire, UK

Stolitë e qiellit –  Zogjtë

Spread the love

 

Stolitë e qiellit –  Zogjtë

 

Ju të gjithë mund të jeni habitur se sa zogj fluturojnë në ajër.

Shumë njerëz janë habitur gjatë gjithë historisë. Disa prej tyre studiojnë me vite dhe mundohen të gjejnë mënyrat për të fluturuar. Por, ky synim është realizuar vetëm në këtë epokë.

Tani le të shqyrtojmë se si fluturojnë disa zogj:

Të dashur fëmijë.

Pëllumbat janë ndoshta lloji më i zakonshëm i njohur i zogjve. Disa prej jush madje mund t’i keni ushqyer ata.

Një pëllumb së pari  shkëputet me vrull.

Me t’u shkëputur nga toka, ai lëviz krahët e tij dhe e shtyn ajrin poshtë me aq fuqi sa mundet.

Më pas ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë me tërë fuqinë e tij.

Duke u ndodhur paksa më tutje, ai tani është mjaft lart për të fluturuar në ajër.

A munden zogjtë më të mëdhenj të bëjnë të njëjtën gjë?

Jo! Një zog më i madh, për shembull, një albatros, nuk mund të bëjë këtë.

Por, ai përdor një metodë tjetër për të fluturuar; ai nxiton mbi një udhë të gjatë dhe më pas shkëputet.

Aeroplanët, gjithashtu, e përdorin këtë metodë, të cilën njerëzit e kanë mësuar nga albatrosët.

Për pjesën më të madhe të zogjve, pjesa më e lodhshme e fluturimit është shkëputja.

Më pas, zogjtë mund të fluturojmë me lehtësi në ajër.

Si është e mundur që zogjtë mund të fluturojnë në ajër me kaq lehtësi pa u rrëzuar asnjëherë?

Kjo falë strukturës perfekte të krahëve të tyre.

Krahët janë ndërtuar në një mënyrë që bën të mundur përdorimin më efektiv të rrymave të ajrit.

Disa zogj krijojnë rrymë ajri që duhet të jetë poshtë krahëve të vet atyre.

Për ta bërë këtë ata përplasin krahët e tyre.

Kur krahu është në lëvizje të drejtuar lart, gjysma e krahut paloset në brendësi.

Kur krahu përplaset teposhtë, zogu e shtrin krahun e tij.

Në secilën lëvizje, pendët bashkohen më pranë.

Në këtë mënyrë, edhe pse forma e krahut mund të ndryshojë në çdo moment, pjesa e poshtme e krahut mbetet e shtrirë.

Zoti ka krijuar sistem ideal fluturimi për çdo zog në përputhje me nevojat e tij.

Disa zogj fluturojnë me muaj; ata ushqehen dhe flenë në ajër.

Por kjo nuk do të thotë se ata janë gjithnjë në fluturim!

Çdo fluturim ka një zbritje në fund, apo jo?

Një ulje e sigurt është po aq e rëndësishme sa edhe shkëputja.

Zogjtë janë mjaft të aftë gjatë zbritjes. Këtë herë ata i përdorin krahët e tyre në lëvizjen e ngadaltë.

Zog gulçues mund të qëndrojë i varur në ajër falë shkaktimit të rrymave të ajrit. Ai gjithashtu e përdor këtë talent ndërkohë që zbret.

Mjellmat, të cilat janë ndërmjet zogjve me krahë më të mëdhenj, ulen mbi ujë duke përdorur këmbët e tyre si frena.

Kurse njerëzve iu nevojitet që të prodhojnë aeroplanë me qëllim që të fluturojnë.

Dhe kjo është një gjë tepër e vështirë për t’u bërë.

Shumë inxhinierë punojnë me qëllim që të bëjnë një aeroplan.

Ata bëjnë llogaritje të ndërlikuara dhe punojnë shumë për muaj të tërë.

Megjithatë, kontrollimi dhe teknologjia e fluturimit të një aeroplani nuk mund të krahasohet kurrë me ato të një zogu. Për shembull, nuk ka shfaqje ajrore që mund të krahasohen me këto lëvizje akrobatike.

Si, atëherë, u krijua forma perfekte e trupit të një zogu? Ndërsa gjenden qindra shkencëtarë dhe inxhinierë që qëndrojnë pas konstruksionit së një aeroplani, puna e kujt është ajo e strukturave dhe aftësive trupore të zogjve që janë shumë më superiore sesa ato të aeroplanëve?

Posedues i kësaj pune, sigurisht, nuk mund të jetë vetë zogu.

Një zog vjen në këtë botë si një zogth i pavetëdijshëm dhe i përdor krahët që janë krijuar për të ndërkohë që ai është ende në vezë. Ai nuk mund të krijojë ndonjë krah tjetër, madje edhe nëse ai dëshiron. Në fakt, krahët që janë shumë të përshtatshëm për nevojat e tij, tashmë i janë dhënë atij.

Trupat e përsosur të zogjve sigurisht janë vepër e Krijuesit të lartësuar të këtyre qenieve.

Ky është arti i shkëlqyer i krijimit të Zotit.

Është Zoti i Gjithëfuqishëm Ai që i krijoi zogjtë dhe të gjitha qeniet e tjera. Është  dëshira e Zotit që zogjtë të fluturojnë në mënyrë aq perfekte në ajër. Ky fakt tregohet në Kur’an, udhëzuesi që Zoti ia dërgoi njerëzimit, si vijon:

A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di. (Kur’an: 67 – 19)

 

 

Autor : Mimoza Sinani