6299edcd8a78fd065a52dc0d7295a9fe

Hajduti, Qeni dhe Drita

Spread the love

 

Hajduti, qeni dhe drita

Tri mësimet që kam marrë në kohën e fundit:

 

I pari, nga një hajdut. Duke ecur në mal humba rrugën. E rastisa atë. E luta që të më pranonte një natë mysafir. Më tha se ishte hajdut dhe nëse kjo nuk më pengonte, mund të rrija. Në vend që të rrija një natë, qëndrova një muaj. Në çdo mëngjes, në orën e njëjtë dilte për punë. Kur kthehej e pyesja si shkuan punët sot? Ai thoshte gjithnjë se sot ishte keq, por do provojë nesër përsëri. Nuk bëhej pesimist asnjëherë. Mua ma mësoi këtë gjë: nesër është një ditë e re, ndoshta e arrij cakun tim.

 

Mësimin e dytë ma mësoi një qen. Kisha dal skaj liqenit për të ecur. Pashë një qen të etur duke u përpjekur të pinte ujë. Qeni kur pa vetën në ujë u frikësua dhe iku. Për të mposhtur friken u gjuajt në ujë. Pastaj piu ujë derisa e shoi etjen.  Nga qeni mësova këtë: ta mposhtësh frikën.

 

Mësimin e tretë ma dha një fëmijë. Shkonte diku me një qiri të ndezur në dorë. Ju ofrova dhe e pyeta se a e di burimin nga vinte drita. Ai duke fikur flakën e qiriut më tha: më s’ka dritë. Tani, më thuaj ti se ku iku drita? Mbeta gojëhapur. Nga ai mësova: të mos shes mend gjoja se di diçka..

 

Përktheu: Fatjona Bajra