keshilla

10 këshilla të mrekullueshe për Kuranin Fisnik

Spread the love

1) I Dërguari (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Ai që e reciton Kur′anin dhe ai që e dëgjon atë, kanë shpërblim të barabartë.” (Mustadrakul Vasa′il, vëll.1, fq. 293)

2) I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Më i miri në mesin tuaj është ai që e mëson Kur′anin dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve.” (“Al-Amali” nga Shejh et-Tusiut, vëll.1, fq. 5)

3) I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij): “Recitimi i Kur′anit nga faqet e Kur’anit (domethënë shikimi në të dhe leximi i tij – jo nga kujtesa) e lehtëson dënimin e nënës dhe të babait të lexuesit, edhe sikur ata të kenë qenë jobesimtarë.” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq. 613)

4) I Dërguari i Zotit (bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Çdo gjë në ekzistencë, madje edhe peshku në det, lutet për faljen e personit i cili ua mëson njerëzve Kur′anin.” (Usul el-Kafi, vëll.3, fq.301)

5) I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Këto zemra ndryshken, njësoj si ndryshket hekuri. Ato lëmohen përmes recitimit të Kur′anit.” (“Irshad’ul-Kulub, fq. 78)

6) I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij): “Kur′ani është amaneti i Zotit të Lartësuar për krijesat e Tija. Andaj është e pëlqyeshme për çdo musliman që ta ruajë këtë amanet dhe të lexojë të paktën 50 ajete të Kur′anit çdo ditë.” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq.609)

7) Prijësi i Besimtarëve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Shtëpia në të cilën lexohet Kur′ani dhe përmendet Zoti i Madhëruar, fiton bekime të shumta hyjnore, engjëjt janë të pranishëm në të, ndërkohë që djajtë do të jenë larguar prej saj. Përveç kësaj, ajo shtëpi do të shkëlqejë për njerëzit në qiell, ashtu si shkëlqejnë yjet për njerëzit në tokë.” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq.610)

8) Në amanetin e tij të fundit për Aliun (paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “O Ali! Të këshilloj ta lexosh Kur’anin në çdo gjendje.” (Men La Jahdh’hurul Fakih, vëll.4, fq.188)

9) I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi dhe familjen e tij) ka thënë: “Asgjë nuk është më vështirë për të duruar për shejtanin, sesa një person që e lexon Kur′anin nga faqet e tija” (Thavabul A′mal, fq.231)

10) I Dërguari i Zotit (paqja qofshtë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Ndriçojini shtëpitë tuaja nëpërmjet recitimit të Kur′anit dhe mos i bëni ato si varre, ngjashëm me atë që hebrenjtë dhe të krishterët kanë bërë (duke mos kryer lutjet dhe adhurimin e Zotit në shtëpitë e tyre dhe duke e kufizuar këtë në sinagogat dhe kishat).” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq. 610)




There are no comments

Add yours