elefanti

Elefanti

Spread the love

Kafsha tokësore më e madhe në planetin tonë është elefanti, i cili peshon rreth pesë tonë. Me qëllim që një krijesë e tillë e rëndë të jetë në gjendje të ecë, asaj i nevojitet një ndërtim i veçantë. Elefantëve iu duhet të ecin distanca të gjata për të gjetur ujë dhe ata janë të pajisur për këtë detyrë me këmbë që janë mrekulli për inxhinierinë.
Nëse këmbët e tyre do të ishin pak më të holla, ato nuk do të ishin në gjendje ta mbanin elefantin. Madje ekziston edhe një veçori tepër interesante në ndërtimin e këmbës së elefantit. Nën kockat e gishtit të këmbës ekziston një jastëk amortizues, i trashë, elastik dhe i yndyrshëm. Shputa e gjerë, që mbulon këtë jastëk amortizues të yndyrshëm, e shpërndan presionin dhe pesha e elefantit përhapet jashtë njëtrajtësisht mbi këmbët e tij. Presioni që këmba e elefantit ushtron në tokë është më e vogël sesa ajo që ushtrohet nga një grua që ka veshur këpucë me taka të larta. Me pak fjalë, ky është një sistem special përthithës i projektuar për elefantët.
E shihni? Fakti që shputa e elefantit ka qenë e pajisur me një sistem amortizues tregon ekzistencën e një plani. Sistemi ishte projektuar ashtu që kafsha të mund të ishte në gjendje të ecte më së miri. Dhe kjo tregon se ekziston një Krijues i Cili e ka projektuar këtë sistem. Kjo është mjeshtëria artistike krijuese e Zotit të Gjithëfuqishëm
Huazuar nga libri “TA NJOHIM ZOTIN TONË “ nga autorja Mimoza Sinani