children

A janë të mira dietat për fëmijë?

Spread the love

A janë të mira dietat për fëmijë?
A e keni ditur që ju keni mbajtur dietë gjatë gjithë jetës tuaj? Është e vërtet, por nuk është
ajo që shumë njerëz mendojnë kur e dëgjojnë fjalën dietë.
Dieta juaj përmban të gjitha ushqimet që ju i hani rregullisht që të qëndroni të
shëndetshëm. Pikërisht tani ju mund të jeni në një dietë të shëndetshme ose jo të
shëndetshme.
Të konsumosh pra të hash një dietë të kombinuar me ushtrime të ndryshme është rruga
më e mirë që do të ju ndihmoj juve të ndiheni mirë të shëndetshëm. Disa fëmijë kanë një
dietë të ngushtuar për shkak të alergjive nga produkte të ndryshme si produktet e
qumështit ose të mishit, edhe për arsye të tjera. Por disa njerëz apo fëmijë ankohen për
mbipeshën e tyre dhe kërkojnë me patjetër të mbajnë dieta. Ndoshta edhe ju pyesni veten
nëse do të duhej të ishit në dietë!?

Prisni përpara se të humbisni peshë!

Ju ndoshta e ndjeni se keni peshë të tepruar. Por si duhet ta kuptoni këtë?
Është shumë e vështirë ta kuptoni se çfarë forme dhe peshe është e përshtatshme dhe e
nevojshme për ju sepse nuk ka as formë e as peshë perfektë.

P.sh.: Disa njerëz kanë format trupore ose eshtrat më të mëdha se disa të tjerë, dhe këta
njerëz gjithmonë do të duken më të rëndë se ata që kanë eshtra të vogla ose të imëta.
Është normale që njerëzit gjykojnë veten, sidoqoftë disa shohin buzëqeshjen dhe sytë e
bukur, pra mundohuni të fokusoheni edhe te anët e mira që ju keni, mos u mundoni që
përmes filmave ose TV të gjeni personin që ju do dëshironit të ishit ose të bëheshit.
Njerëzit që veprojnë kështu janë shumë strikt të pashëndetshëm dhe gjatë gjithë kohës
shumë të dobët. Shumë modele të revistave e të televizioneve apo edhe të internetit,
shkatërrojnë organizmin e tyre vetëm që të duken perfekt para kamerave dhe fotoaparatit
duke mos e kuptuar se po kalojnë në një sëmundje të quajtur anoreksi, e cila pastaj edhe
po të kërkosh një trup të shëndetshëm dhe normal nuk të lejon ta kesh atë pasi çdo gjë që
të hash organizmi nxjerr atë, me të vjella.

Këto lloj njerëzish nuk janë ashtu siç duken, për të vërtetuar të kundërtën ju mund të
shikoni njerëz që shihni përditë. Çfarë forma trupore kanë anëtarët e familjes tuaj, të
afërmit tuaj, shoqëria juaj, atletikët, fqinjët tuaj etj.
Duke parë njerëzit e shëndetshëm që ju njihni dhe duke analizuar shëndetin e tyre
mënyrën se si ata i menaxhojnë dietat e tyre ushqimore të përditshme mund të ju ndihmoj
nëse ndiheni mirë dhe të mos ju vijë turp për trupin që keni.
Tani a jeni ende të mërzitur për shëndetin dhe peshën tuaj ?

E përgatiti Dardane Kryeziu