Aerial-view-of-Selimiye-Mosque-and-Edirne-which-is-built-by-Mimar-Sinan

Arkitekt Sinani, minarja e shtrembër dhe fëmija

Spread the love

Arkitekt Sinani, minarja e shtrembër dhe fëmija

Arkitekt Sinani duke kaluar pranë fëmijëve që po luanin përballe xhaunise Sylejmanije dëgjoi një fëmijë duke i thënë shokut të tij se kjo minare qenka e shtrembër.

Arkitekt Sinani sapo dëgjoi menjëherë i tha: më trego mua, ta shohim cila minare qenka bërë shtrembër. Fëmija i vogël e drejtoi gishtin kah minarja në anën e djathtë.

Arkitekt Sinani iu urdhëroi mjeshtërit që të sillnin një litar. Punëtorët pasi sollën litarin e lidhën atë me majën e minares. Arkitekt Sinani e thirri pranë fëmijën duke i thënë se tani punëtoret e drejtojnë minaren. Kur të drejtohet minarja ti na trego dhe na bë me shenjë.

Punëtorët kishin filluar ta tërhiqnin litarin dhe pas pak fëmija kishte thënë: Në rregull. U drejtua.
Arkitekt Sinani duke ia kthyer i tha fëmijës: Tani, u drejtua?
Fëmija u përgjigj: Po u rregullua. Tani duket me bukur.

Mjeshtërit duke mos e kuptuar situatën, e kishin pyetur: Arkitekti ynë i madh, ti e di më mirë se të gjithë që minarja nuk ishte e shtrembër, përse u mundove që ta drejtosh?

Arkitekt Sinani duke iu kthyer mjeshtërve, iu kishte thënë: Nëse nuk e kishim drejtuar shtrembërimin e minares në kokën e fëmijës, sa herë që do të kishte kaluar pranë xhamisë, fëmija nuk kishte për ta parë kurrë bukurinë e saj të vërtetë. Nëse nuk merren masat, edhe nëse nuk bëhen thashetheme mbetën gjurmë. Kështu që edhe emri i xhamisë ishte përhapur si xhamia minare shtrembër.