1.1

Këshilla për kopshtin tuaj (1)

Spread the love
  1. Ngrohuni në oborr me një vatër zjarri

Kush nga ne nuk ka dëshirë atmosferën që vatra e zjarrit krijon? Krijoni një të tillë në oborrin tuaj duke mos harxhuar shumë të holla. Formoni një bazament nga betoni dhe mbulojeni atë me gure apo tulla. Në shtresën e poshtme vendosni zhavor, kurse mbi të vëni drunjtë dhe ndizni zjarrin. E tëra që ju mbetet juve, është të merrni familjarët dhe miqtë tuaj të kaloni netët e freskëta verore në atmosferën e ngrohtë qe kjo vatër krijon.

  1. Krijoni pjergullën tuaj

Mbulesat e ndryshme në oborr, të quajtura pjergulla, mund të duken si diçka që do ju kushtonte, mirëpo ju mund të krijoni pjergullën tuaj me shumë pak mjete dhe mund. Madhësia e oborrit tuaj përcakton se sa e madhe do të jetë, mirëpo dizajni i tillë i kësaj mbulese i përshtatët çdo hapësire.

  1. Bëni një kuti rëre për fëmijët tuaj

Kjo hapësirë e mbushur më rërë të kujton lojën që fëmijët bëjnë në plazh. Sjellni plazhin në oborrin tuaj duke krijuar një bazament në formë kubi me lartësi të ulët, të mbushur me rërë ku femijët tuaj mund të kalojnë kohën duke luajtur. Mos harroni të vendosni dhe një strehë që ata t’i shmangen djegies nga dielli.

  1. Përdorni litarët me drita që t’i ndriçoni shtigjet në kopshtin tuaj

Gjithçka që ju duhet janë drita në formë litari. Vëni ato përgjatë shtrigjeve tuaja, kështu që oborri juaj të merr një ndriçim përrallor gjatë ecjes natën.

  1. Vendosni drita të varura në vend të pjergullës

Nëse ju nuk keni një strukturë ekzistuese për të varur dritat, atëherë sforconi mbajtëset në katër anët me qimento në bazament, qofshin ato drunj apo shtiza nga materiale tjera dhe lidhini dritat në majet e tyre. Gjithashtu, zbukuroni vendin me bimë si citronella apo lemongrass për t’i mbajtur larg insektet.

  1. Varëni luhatëse

A ka ndonjë gjë më qetësuese se luhatëset e varura në oborr, poshtë vargut te dritave? Kjo pjesë e kopshtit tuaj do bëhet pjesa e juaj e preferuar për t’u relaksuar. Krejt çka duhet të bëni është të krijoni një luhatëse të tillë të sforcuar me litarë në mure apo në dy drunj anësore.

  1. Shtoni më shumë thellësi

Ndoshta nuk keni mundësi te zgjeroni oborrin tuaj, por ju mund t’a bëni atë të duket më i gjerë. Kthejini kornizat e dritareve në pasqyra dhe varini ato. Reflektimi i krijuar do të shtojë dimension dhe thellësi shtesë në kopshtin tuaj. (Vazhdon)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 47-48)




There are no comments

Add yours