Kush jemi, ku është vendi ynë. !
Prof.Dr. Eidi Ekber
Kush jemi ne dhe ku jemi në këtë botë? Për ta ditur kush jemi, duhet të shqyrtojmë dy lloje ajetesh. Një numër ajetesh njeriun e lartëson në nivelin më të lartë të mundshëm, kurse të tjerët e ngjisin në fund dhe e trajton si krijesën më të ulët. Në një vend thuhet që njeriu është si gomari i cili bartë barrë, kurse në një vend tjetër krahasohet me qenin. Jona është të hulumtojmë për çka njeriu në një rast ngitet në sferat më të larta, kurse në tjetrin lëshohet deri në fund.
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam. (Isra, 70)
وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً
Ky ajet nga insani (njeriu) kërkon falënderim për këto të mira. Njeriu, megjithatë, edhe përkundër kësaj ia kthen shpinën Zotit. Përse? Fillimisht të shohim cilët janë bijtë e Ademit nga ajeti i cituar. Disa pohojnë se këta janë mu’minët, por Tabatabi e mohon këtë dhe deklaron se ajeti ka të bëjë me mbarë njerëzimin: besimtarë, munafikë dhe xhahilë. Sikur të ishte fjala për mu’minët, atëherë nuk do të ishte ajeti i cili e lartëson njeriun, sepse ata vetvetiu janë të denjë për respekt dhe nuk duhet potencuar posaçërisht. Çështja tjetër, ata kurrë nuk e kanë mohuar nimetet e Zotit. Ata janë të cilët ta kthejnë gjithnjë me falënderim për to. Me foljen kerremna lartësohet koncepti i personalitetit të insanit si Kreacion i Zotit.
Janë dy folje me të cilat lartësohen bijtë e Ademit: kerreme dhe feddale. Kerremna paraqet respekt, kurse feddalna paraqet dallim në raport me të tjerët. Dallimi në mes këtyre dy foljeve është:
Dëshmon për respektin ndaj një personi, sepse ai posedon ndonjë veti të cilën nuk e kanë të tjerët. Kjo folje ka të bëjë me atë që është i pavarur, që vetëvendos dhe me këtë karakterizohet nefsi i tij. Pra, është i dalluar në bazë të një gjëje të cilën nuk e kanë të tjerët. Ai nuk krahasohet me të tjerët, sepse është i pavarur nga të tjerët. Për shembull, Ainshtajni (Einstein) ka qenë më i madhi në fizikë, ndërsa nuk çmohet vetëm si fizikan por si personalitet. Vetëm një veti transmetohet në gjithë personalitetin e tij. Ajo është sqarim për foljen kerreme.
Kur është fjala për foljen feddale, ajo ka të bëjë me një veti e cila përdoret me vetitë e të tjerëve. Për shembull, nëse na vijnë në gosti një profesor dhe një student, të dytë meritojnë mikpritje, por megjithatë do t’i kushtojmë pak më shumë vëmendje profesorit. Do të thotë, i japim prioritet profesorit. Feddale paraqet vetitë të cilat janë të krahasueshme, janë të varura dhe vijnë në shprehje aty ku i jepet diçka dikujt, por dikujt tjetër i jepet më shumë. Ose: të gjithë nxënësit në klasë kanë të drejtë ta dëgjojnë një mësim të mirë, mirëpo nëse njëri prej tyre dallohet, profesori do t’i thotë të vijë pas orëve t’i japë një mësim shtesë. Prandaj, të gjitha janë deri dikur të barabartë, por dallohet ai i cili di pak më shumë.
Në lulishte do të blejmë lulen më të bukur për bashkëshorten, nuk ka krahasim (kjo është kerreme), por nëse blejmë dy lule, për nënë dhe bashkëshorten, njëra duhet të jetë më e bukur (kjo është feddale).
Njerëzimi në vete ka keramete dhe fedalete. Kemi thënë që kerameti është karakteristik vetëm për një person, kurse fedaleti është karakteristik për grupe. Nëse njerëzit kanë keramete, por nuk kanë llojet tjera, fedalete kanë edhe të tjerët. Atë që e ka njeriu ai kerameti cili i ndan njerëzit nga llojet tjera është akli i tij dhe aftësia e lartësimit shpirtëror. Lavdiploti i dhuroi njeriut mendjen dhe falë saj ai është në gjendje të arrijë përsosmërinë. Asnjë krijesë tjetër nuk është në gjendje ta arrijë.
Melekët kanë akli, por nuk kanë udhëtime deri te përsosmëria e fundit. Siç janë krijuar, nuk u shtohet, as u pakësohet intelektualiteti, edhe shtazët janë njëlloj siç janë krijuar, nuk i ndryshon as karakteri as sjellja. Bleta prej 5 milion vjetësh jeton njësoj, bën mjaltë dhe hoje gjashtëkëndëshe, njësoj si sot. Nëse njeriu lind në një qytet dhe largohet, pastaj kthehet pas 50 vjetësh, më nuk do të njohë asgjë. Prandaj, njeriu ka akl, një fuqi inicuese e cila i mundëson të ngrihet.
Sa i përket fedaletit, atë e kanë edhe njerëzit edhe shtazët. Njerëzit vishen, edhe shtazët kanë gëzof, njerëzit kanë banesa, edhe shtazët janë strofkat e veta, edhe njerëzit edhe shtazët kanë pasione. Krejt është njësoj dallojnë vetëm në kualitet. Shtaza gjithë jetën ha ushqim të njëtrajtshëm (p.sh. vjedulla – misër), kurse njeriu për ditë diç tjetër. Njësoj është edhe kur është fjala për veshjen: ariu gjithnjë bartë një gëzof, kurse njerëzit? Ariu jeton gjithnjë në strofkën e vet, kurse njerëzit, natyrisht, ndërrojnë vendbanimin sipas nevojës. Edhe kur është fjala për pasionet e shtazëve dhe njerëzve, ka dallime. Në konflikt me armikun shtazët kanë teknikë të thjeshtë, kurse ne kemi çdo ditë një teknologji të re të luftës. Falë diturisë njeriu çdo ditë mposht pengesa dhe rreziqe në rrugën e vet (mëson teknologji për kundërvënie ndaj përmbytjeve, tërmeteve dhe sëmurjeve). Njeriu është në gjendje ta kuptojë të vërtetën, ekzistuesen dhe të paqenën. Ekzistojnë mendja e zakonshme dhe spekulative (filozofike). Me logjikë të zakonshme njeriu zgjidh problemet e kësaj toke, kurse me logjikë filozofike – problemet filozofike.
Huazuar nga Revista Vlera